Panorama Sport (Albania)

Uldedaj shkëlqen në Gjermani

20-vjeçari mund me pikë çekun Jakub Synek pas 10 raundesh në peshën 90 kilogramë

- ABDULLA DUSHKU

Ka qenë një mbrëmje e madhe për shqiptarët të shtunën e kaluar në "Gas Arena" në Halle të Gjermanisë, veçanërish­t për boksierin tonë, Jurgen Uldedaj, i cili mori brezin e parë në karrierën e re të nisur në Gjermani. Krahas tij, kanë triumfuar në këtë mbrëmje dhe dy boksierët e tjerë shqiptarë, Elvis Hetemaj dhe Haxhi Krasniqi. Në atmosferën fantastike të krijuar nga tifozëria shqiptare, kjo bëri që boksierët tanë të ishin të papërmbajt­shëm. Fitorja e madhe e shqiptarit Haxhi "Robin" Krasniqi kundër polakut Grafka u pasua nga një tjetër fitore e madhe e 20-vjeçarit nga Lezha, Jurgen Uldedaj. "Unë jam i përgatitur mirë për këtë situatë nga trajneri im dhe dua ta sjell këtë titull në shtëpi!", deklaroi ai para ndeshjes. Boksieri i ri shqiptar u shpall kampion për peshat "cruiser;eight" duke marrë titullin ndërkombët­ar gjerman. Duel ky i fituar me pikë ("KO teknik") përballë çekut Jakub Zynek. 10 raunde të luftuar, ku Jurgen Uldedaj arriti të hedhë në tapet kundërshta­rin. Ky ishte suksesi i tetë në po aq sfida si profesioni­st dhe po shikohet si një talent në Gjermani. Pavarësish­t se boksieri ynë dominoi gjatë gjithë takimit, çeku 33-vjeçar Synek nuk u dorëzua deri në fund. Ishte raundi i 8-të kur lezhjani e hodhi në tapet. Edhe raundi i 9-të vazhdoi nën dominimin e talentit lezhjan dhe shpesh goditjet e tij ndaleshin nga gjyqtari. 20-vjeçari Uldedaj erdhi në këtë përballje të parë për këtë titull pas 7 ndeshjeve dhe 7 fitoreve bindëse si profesioni­st. Po kush është ky supertalen­t që po konsideroh­et në shtetin gjerman? Jurgen Uldedaj, i lindur në Lezhë dhe pjesë e ekipit të Tiranës, i njohur si talent në sportin e boksit, është shpallur tri herë kampion kombëtar në boks në mënyrë dinjitoze përpara se të kalonte në Gjermani. Ai e nisi rrugëtimin drejt fitores me medaljen e bronzit në kampionati­n europian të vitit 2013 në Rusi

dhe me medaljen tjetër të bronzit në kampionati­n europian që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë. Ai doli në vendin e 5të edhe në kampionati­n botëror të boksit në Bullgari, fitore këto që i paraprinë fitores së tij të madhe të Kupës së Botës në Azerbajxha­n.

Më së fundmi, me tetë fitore në tetë ndeshje, talenti Jurgen Uldedaj për peshat e rënda ("cruiser;eight") fitoi titullin e tij të parë në kampionati­n ndërkombët­ar gjerman në "Gaz Arena" Halle. Ky është rripi i parë i karrierës së tij, i fituar si profesioni­st.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania