Panorama Sport (Albania)

Bajerni shëtit në Kupë, 6 gola Paderborni­t

Djemtë e Jup Hejnkesit shpartallo­jnë formacioni­n e Bundesligë­s së tretë

-

Bajerni pret pa prob leme biletën në gjysmëfina­len e Kupës së Gjermanisë. Çerekfinal­ja kundër Paderbonit ka rezultuar një shëtitje për kampionët në fuqi. Trajneri Hejnkes, ashtu siç ishte shprehur edhe në konferencë­n për shtyp një ditë më parë, hodhi në fushë formacioni­n më të mirë. Nuk duam surpriza pati thënë 72- vjeçari para takimit. Dhe në fakt kështu ndodhi.

NDESHJA - Takimi, që filloi në orën 18:30 në një stadium të mbushur plot, u dominua që nga minutat e para nga ekipi mik. U duk se Bajerni nuk do ta kishte të vështirë kalimin në turin gjysmëfina­l. Koman zhbllokoi rezultatin në minutën e 19- të pas një rrëmuje në zonë dhe pas topit të ardhur nga Myler (mbeti i dëmtuar dhe pas një tërheqjeje muskulore u detyrua të lërë fushën e lojës pak minuta më vonë). Më pas, dy gola të tjerë nga Levandovsk­i dhe Joshua Kimish çuan bavarezët të qetë në dhomat e zhveshjes. Me avantazhin e 3 golave, Bajerni arriti të luante i qetë dhe filloi të zbavitej më tej duke shënuar golin e katërt në minutën e 55- të me anë të francezit Toliso. Vendësit të dorëzuar nuk arritën të reagonin, me përjashtim të minutës së 60-të, kur Zolinski më portën bosh nuk arriti të shënojë golin e parë për Paderborni­n. Ky ishte një nga rastet e pakta që ekipi nga kategoria e tretë mundi të krijonte në takimin e djeshëm. Bajerni nuk e uli ritmin dhe në minutën e 67- të largon Hames Rodrigezin për Rudin dhe, pak minuta më vonë, Koman do t'i linte vendin Frenk Riberisë. Në pjesën e mbetur të takimit ishte Arjen Roben, që më një të majtë nga jashtë zone, dërgon topin në trekëndësh­in e djathtë të portierit vendës. Një minutë para përfundimi­t të kohës së rregullt, është përsëri holandezi që, tani i shërbyer nga Riberi, arrin të shënojë me portën e boshatisur. 0 me 6

dhe Bajerni pret biletën për në gjysmëfina­le të kupës së Gjermanisë duke mos diskutuar në asnjë moment eliminimin. Kundërshta­ri i radhës për bavarezvët do të dalë pas përballjev­e të ditës së sotme, A. Frankfurti me Maincin dhe Shalke 04 kundër Volfsburgu­t.

Por, duket se Bajerni nuk do ta ketë të vështirë kalimin në finale. Berlini tashmë është më afër. Ndoshta finalja në kryeqytet do të jetë një mundësi për t'i prishur mendjen Hejnkesit që të qëndrojë edhe një tjetër vit në stolin e skuadrës.

 ??  ?? FQ. 17
FQ. 17
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania