Panorama Sport (Albania)

Çmendet Spaleti: Interi, ambient depresiv

Konfidenca: Zikaltrit pranë marrëzisë, Toti nuk vraponte më

- Përgatiti: LEDIO NASE

Duke biseduar në mes të natës me gjashtë tifozë të Romës, përpara një restoranti në Milano, Luçiano Spaleti ka përmbledhu­r të kaluarën romaniste dhe ka rrëfyer të tashmen zikaltër: nga pankinat e Totit ("nuk vraponte më") te momenti delikat i Interit ("ambienti është një hap larg nga marrëzia"). Është 21 janari, skuadra e tij sapo ka barazuar me Romën në "San Siro" (1-1): pjesë e parë torturuese dhe një gjysmë mrekulli për të shpëtuar nga humbja, në pjesën e dytë. Me shprehje të shqetësuar, trajneri hyn, i vetëm, në "Grani&Baci", një lokal i hapur deri në orët e vona. Në njërën nga tavolinat janë të ulur gjashtë tifozë udhëtues verdhekuq, të lidhur nga një grup, pa kuptime të dyta, në "WhatsApp": "Luçiano, nuk të kemi frikë".

TOTI - Duket momenti për t'i thënë ish-trajnerit të tyre që vitin e kaluar kaq shumë e vërshëllye­n, atë që mendojnë. Por askush nuk e merr guximin, edhe pse Spaleti, i vetëm në tavolinë, pa shoqëri, duket vërtet me moralin përtokë. Darka mbaron dhe të gjashtë i drejtohen kasës, me shallet e Romës të varur rreth qafës. Dhe janë pikërisht ato që bëjnë trajnerin e Interit të ngrihet: "Djem, - fillon, - mirë se ju gjej! Rrugë të mbarë për kthimin në Romë!". Koha për një cigare, pak larg jashtë restoranti­t dhe Spaleti i arrin. Do flasë me ta për thuajse një orë, një bisedë që kthehet në një rrëfim. Pyetja e parë: sezoni i fundit i ish-kapitenit. "Toti nuk vraponte më dhe të tjerët nuk e merrnin mirë nëse e aktivizoja". E, më pas, merkatoja e shitjeve te Roma. Gjithçka e parashikua­r, tregon Spaleti: "Palota më kishte bërë qartësisht të kuptoja se do të kishte shitur lojtarët më të mirë".

ROMA E INTERI - Nuk shkon (shumë) më mirë tek Interi; Spaleti e lë të kuptohet si nga shprehja, po ashtu edhe fjalët: "Si është situata këtu? Drejtuesit nuk duan të shpenzojnë dhe ambienti është një hap larg marrëzisë; tipi i Romës: gjithmonë në fije të ekuilibrit. Shpeshherë, ambienti është depresiv". Përpara tij, megjithatë, ndodhen gjithmonë tifozë të Romës, që diçka do kishin dashur ta fitonin. E, atëherë, vijojnë pyetje të tjera. Dhe trajneri e lëshon veten, pas sezonesh me radhë në prag të "ekzekutimi­t" nga ultrasit romanë: "Vetëm më keni bezdisur, pa më lënë rehat; e të mendosh që unë e ngjita Romën në

vendin e dytë, përpara Napolit. Ndërsa tani harrojeni ta arrini, Napolin". Djemtë verdhekuq mbeten gati pa fjalë, më pas megjithatë u kujtohet "Kupa e fituar nga Lacio" dhe ëndrrat për fitore. "Po, por ndonjëherë duam të fitojmë, diçka, qoftë një kupë. Në Kupën e Italisë dhe

Ligën e Europës një rast e patëm". Tekniku nuk ruhet (nuk është në konferencë për shtyp): "Sigurisht që rasti ishte, po shkoni thuajani lojtarëve...".

"SA TË JETË JUVENTUSI..." - Problemi është të fitosh diçka, te Roma po ashtu si në Milano, vetëm që Spaleti një ide

të qartë e ka: "Doni të fitoni? Nuk keni kuptuar asgjë, e nuk e kanë kuptuar as këtu në Milano: me këtë Juventus, që ka dy skuadra, s'do fitoni një m...!". Afrohen edhe tre tifozë të Interit dhe dikush nxjerr celularin. Spaleti i kthehet menjëherë: "Çfarë po bën? Jo me regjistrim­e,

as filmime, po bisedoj me disa miq". Por, në atë moment, diskutimit po i afrohej fundi. I përshëndet, duke u larguar me makinë: "Dhe kujdes djema, sot mos bëni dëme". Nga ai moment, biseda në "WhatsApp" ka ndërruar emër: "Miqtë e Luçianos".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania