Panorama Sport (Albania)

Kesi nuk pranon krahasime: Mos më quani Gatuzo

Afrikani: Trajneri ka qenë një kampion, unë kam ende rrugë për të qenë i tillë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ipërshkrua­r si një njeri i fakteve më shumë sesa i fjalës, intervista­t nuk janë aktiviteti i preferuar. Megjithatë, Frenk Kesi dje ka dhënë një intervistë për kanalin e klubit duke folur për objektivat sezonalë të ekipit dhe ato personalë.

Frenk, je lojtari më i përdorur në kampionat. Ç'mendim ke?

Në fakt, pak lodhje ndiej, por nuk është e tepërt. Ndihem shumë mirë dhe mund të jap akoma kontribut.

Si ia ke dalë që të mos mungosh në më shumë se dy ndeshje?

Është e vërtetë, por kanë qenë ndeshje me vlerë të ulët për Milanin dhe kam përfituar nga rasti për të pushuar pak. Po të kishin qenë ndeshje të rëndësishm­e, do isha nevrikosur nëse do kisha mbetur jashtë formacioni­t.

Si u ndjeve pas dy golave ndaj Kaljarit?

Isha veçanërish­t i lumtur, pasi kisha kohë pa ndierë shijen e golit. Për fat, erdhën në momentin e duhur dhe tani duhet vetëm të ruaj ritmin. Objektivi im është të shënoj dhjetë gola. Ndoshta duken shumë, por me punë asgjë nuk është e pamundur.

Thuhet se ke shumë miqësi me Kaliniçin dhe në fushë e kërkon shpesh?

Nikola është një futbollist cilësor dhe një mik i mirë, por në fakt e gjithë skuadra më bën të ndihem mirë.

Je një lojtar fizik. Si e përjetove momentin kur forma nuk ishte e duhura?

Sezonin e pata nisur mirë, por më pas rendimenti im ra disi. Mendoj se ishte normale sepse jemi njerëz. Tani kam

gjetur një ritëm të caktuar dhe po punoj për ta mbajtur sa më gjatë.

Do të kaloni disa transferta përpara se të riktheheni në "San Siro". Cili është plani i stërvitjes me kaq shumë udhëtime?

Nuk e vras mendjen për disa ndeshje radhazi. Personalis­ht, fokusin e mbaj gjithmonë në takimin e radhës. Për mua, e ardhmja është sfida e së shtunës ndaj

SPAL- it, ku duhet të mundohemi të fitojmë me çdo kusht.

Kampionat apo Ligë e Europës?

Përderisa luajmë në tre fronte, përse të mos kërkojmë maksimumin. Jemi Milani dhe duhet të synojmë të shkojmë sa më larg, kushdo qoftë kompeticio­ni. Jemi një skuadër në rritje dhe nuk na mungon asgjë për të synuar t'i shkojmë në fund çdo

rruge.

Gatuzo të krahason me veten, si ndihesh?

Trajneri më ndihmon shumë, më jep këshilla dhe pretendon punë në stërvitje. Kur më sheh në fushë duke ecur, acarohet. Ai thotë që jam më i fortë sesa ka qenë ai, por nuk e besoj. Rino është një kampion që ka fituar gjithçka, ndërsa unë jam shumë i ri dhe kam rrugë të gjatë për të bërë përpara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania