Panorama Sport (Albania)

Napoli-Juventus, një "El Clasico" e Serisë A

"L'Equipe" konfirmon edhe rrogën mujore të sulmuesit brazilian

-

Nejmar bën shpesh kapriço dhe nuk e ndien Parisin si destinacio­nin e tij përfundimt­ar. Por kryeqyteti francez nuk kursehet për ta bërë që të ndihet si në shtëpi. Me rastin e datëlindje­s së lojtarit më prestigjio­z që ka pasur ndonjëherë skuadra, PSG u mundua ta lumturonte duke ia projeksion­uar fytyrën në vendet më emblematik­e të kryeqyteti­t francez, duke nisur nga "Champs- Elysees". Edhe kush nuk ishte i ftuar në festën e madhe për 26 vitet e lojtarit më të shtrenjtë të historisë në "Pavillon Cambon", nuk mundi ta injoronte këtë ngjarje. Mesazhet "bon anniversai­re" apo fytyra e "O Ney"-t u ndriçuan edhe në "Hotel de Ville", "Parc des Princes", "Drugstore Publicis" në hyrje të "Champs- Elysees" dhe dyqanet e mëdha të "Bon Marché". 5 gushtin e shkuar, dy ditë pas firmës me ish-sulmuesin e Barçës, PSG pagoi 50 mijë euro për të projektuar urimin e mirëseardh­jes edhe në Kullën Eifel.

RROGAT

Dhe, meqë ra fjala te shifrat që ai fiton në Paris, dje ato u bënë zyrtare. L'Equipe ka publikuar listën e pagave të kampionati­t francez dhe Nejmar është më i paguari me 3.067 milionë euro bruto në muaj. PSG ka 12 nga 13 vendet e para në këtë klasifikim (e prish vetëm Falkao, i cili fiton 9 mln euro bruto në vit). Në Francë taksa është 44.05%, çka do të thotë nga 3.067 milionë në muaj, braziliani­t i mbeten vetëm 1.715 milionë (36 mln bruto në vit ose 20.5 mln neto, 57 mijë në ditë, 2.383 në orë, ose 40 euro në minutë). Menjëherë pas tij renditen Kavani dhe Mbape, të cilët fitojnë respektivi­sht nga 1.5 milionë euro bruto në muaj. Në listë ka skuadra me buxhete si ai i Amiens, që lufton për qëndrimin në Ligën e parë, buxheti i së cilës është pothuaj sa paga vjetore neto e Nejmarit. Lojtari më i paguar i kësaj skuadre është Konate me 40 mijë euro në muaj. Në listë gjen edhe futbollist­ë me 2.800 euro në muaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania