Panorama Sport (Albania)

Tirana-Partizani, “luftë” për stadiumin

Ultrasit, arsyet pse refuzojnë të tregojnë kartën në stadium

- ILIR CARA

Tirana ka nisur përgatitje­t për Tomorin dhe llogaritë i ka bërë që këtë ndeshje ta luajë ditën e premte në "Selman Stërmasi". Klubi pret vetëm konfirmimi­n nga ana e FSHF-së, ndërkohë që këta të fundit, të paktën deri mbrëmë, nuk kanë dalë ende në një vendim zyrtar. Gjithsesi, klubi...

Përplasja e kalendar it të kësaj jave për dy klubet e kryeqyteti­t ka sjellë edhe njëherë në skenë kaosin për gjetjen e një fushe. Të kuqtë kanë nisur dje programin stërvitor për Laçin, por pa e ditur se kur do të luajnë. Ndeshjet e kthimit të turit çerekfinal të Kupës sjellin pështjelli­min e caktimit të fushës, pasi si Partizani, por edhe Tirana janë të angazhuara në këtë kompeticio­n dhe kanë synime madhore. Dje është folur se bardheblut­ë mund të luajnë të premten me Tomorin dhe Partizani të dielën me Laçin. Por, stafi teknik me në krye trajnerin Starova nuk janë dakord me këtë ndarje, pasi nuk do të kishin kohë për përgatitje­n e ndeshjes së kthimit të Kupës me Flamurtari­n, i cili i bie që të jetë më freskët, pasi e luan të premten ndeshjen e kampionati­t. Gjithashtu, është hedhur edhe një ide që Partizani të luajë në "Elbasan Arena" ndaj Laçit në ditën që duan, por kjo është refuzuar deri tani nga drejtuesit, pasi nuk duan që të thellojnë më shumë problemati­kën me tifozët. Ata kërkojnë që të gjejnë një gjuhë mirëkuptim­i për t'u afruar me tifozët, jo të largohen në Elbasan duke e thelluar më shumë problemin.

TIFOZËT - Përmes një deklarate në faqen e tyre, ultrasit e kuq kanë treguar arsyet pse nuk pranojnë kushtin e policisë për hyrjen me karta në stadium. Ja deklarata e ultrasve të kuq:

"Kërkesa e mjetit të identifiki­mit si kusht për hyrjen në stadium nuk është e mbështetur në asnjë ligj apo rregullore të sportit. Ky veprim vjen vetëm si kërkesë arbitrare e policisë, vetëm në qytetin tonë dhe është formë presioni e hapur ndaj tifozëve dhe në veçanti grupimeve të organizuar Ultras. Për ta argumentua­r këtë po e marrim të mirëqenë që nuk ka asnjë problem të tregosh kartën e identiteti­t për të hyrë në stadium, siç pretendohe­t vërdallë. Atëherë, kush na shpjegon se me çfarë kriteresh analizohen mjetet e identifiki­mit dhe çfarë konkretish­t kontrolloh­et në ato? Kontrolloh­et mosha, vendlindja, mbiemri, emri apo standardi i bukurisë së fotografis­ë? Pyetje tjetër që lind është: me çfarë sistemi kontrolloh­en, ku konfrontoh­en apo paragjykim­i i policit roje në derë mbetet filtra kryesore? Gjithashtu, lëvizja brenda qytetit dhe brenda kufijve administra­tive të Shqipërisë është e lirë. Kush e ka këtë prepotencë që kërkon të

vërë trarë e dogana brenda një shteti, brenda një qyteti duke kufizuar kështu lirinë dhe lëvizjen e lirë? Kjo mungesë qartësie nuk bind dot askënd dhe nuk mundet askush të pretendojë që ky veprim është i domosdoshë­m. Nga ana tjetër, ne nuk mund të pranojmë të skedohemi

dhe të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë, si kriminelë dhe si të predestinu­ar, sipas tyre, për të qenë të tillë. Në kulturën ultras, mentalitet­i dhe koherenca janë të paprekshëm për një tifozëri serioze. Dhe një nga parimet kryesore tona është liria dhe

ajo është e pacenueshm­e, ajo na udhëheq drejt pasionit tonë dhe me të nuk bëjmë kompromise. (është patetike që dikush quan parim 'no name, no face'). Ndaj, duke qenë të lirë në shpirt, nuk frikësohem­i nga askush dhe nuk i përkulemi askujt. Nuk mund të kushtëzohe­mi nga askush, siç e keni parë, nuk kemi lesh në gjuhë dhe nuk kursejmë askënd` 'Ultras Guerrils' janë dhe mbeten si ato flamujt që valëviten të lirë edhe pse era e fortë ju fryn kundër. Sa e largët, sa e thelle e sa e pakonceptu­eshme i dukej kjo shprehje dikujt pak vite më parë...".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania