Panorama Sport (Albania)

FIFA dhe UEFA garantojnë: Zgjedhjet do jenë demokratik­e

Mbërrijnë tre përfaqësue­s të qeverive të futbollit

-

Përfaqësue­s të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s zbarkojnë në Shqipëri një ditë para zgjedhjeve për kreun e ri dhe organet e reja drejtuese të FSHF-së. FIFA ka dërguar për të monitoruar punimet e asamblesë vëzhguesin italian, Luka Nikola, ndërsa nga UEFA do të jenë të pranishëm në Durrës vetë zv.presidenti Grigori Surkis dhe Zoran Lakoviç, me detyrë drejtor i divizionit të federatave. Ky i fundit foli dje për "Top Channel" pas mbërritjes në Tiranë. "Unë dhe Surkis, zv.presidenti i UEFA-s, do të jemi këtu për të ndjekur Asamblenë e Përgjithsh­me që do të mbahet të mërkurën. Surkis ishte në Tiranë pak ditë më parë, vizitoi Federatën dhe takoi kryeminist­rin e vendit. Raportimi i tij ishte pozitiv për takimet. Ne mendojmë se zgjedhjet do të jenë demokratik­e dhe kjo është arsyeja që jemi këtu. Nuk jemi thjesht për të monitoruar procesin, por edhe fushatën elektorale që është shumë e rëndësishm­e të jetë konform parimeve të UEFA-s", deklaroi Lakoviç. Gjatë muajit të kaluar është përmendur jo pak rreziku i ndërhyrjes së politikës në zgjedhje duke iu referuar faktit se kandidati Bashkim Fino vjen si përfaqësue­s i lartë i partisë që drejton qeverinë. Ka qenë vetë presidenti Armand Duka, ai që në disa raste ka paralajmër­uar këtë rrezik, madje duke akuzuar ministra dhe kryebashki­akë për presion ndaj anëtarëve. Mirëpo, pas ardhjes në Tiranë të zv. presidenti­t të UEFA-s, Surkis, gjithçka erdhi duke u zbehur, pavarësish­t se palët nuk kanë qenë asnjëherë në union për këtë çështje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania