Panorama Sport (Albania)

Votimi, kush do të vendosë për presidenti­n e ri

Vllaznia, Butrinti e Gramshi përfaqësoh­en me 3 femra

- JORGIS MEMO

Një "luftë" më vete ka qenë këtë periudhë emërimi i delegatëve që do të kishin të drejtë vote në asamblenë e FSHF-së. Klubet propozuan emrat e tyre, që në shumë raste u ndërruan rrugës, derisa komisioni i mandateve dha aprovimin për përfaqësue­sit e 66 anëtarëve në asamblenë e sotme. Fillimisht ata do të votojnë për kreun e ri të institucio­nit të futbollit mes tre kandidatëv­e: Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala. Në listën me tre emra mjafton të vendoset një shenjë në formë kryqi ose plusi, që vota të jetë e vlefshme. Pas përfundimi­t të procesit për zgjedhjen e presidenti­t, do të bëhet më pas edhe zgjedhja e nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për të plotësuar numrin 11 të tyre, pasi këtu përfshihet presidenti i ri dhe kryetari i shoqatës së arbitrave, i cili e ka të sigurt vendin. Bëhet fjalë për Tahir Kastratin, që do të përfaqësoj­ë sërish arbitrat në Komitet. Por si është rregullorj­a e votimit dhe si fiton presidenti i ri? Gjatë raundit të parë ka nevojë për 2/3-ën e votave të vlefshme. Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë zgjedhjesh midis dy kandidatëv­e që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet president. Gjithçka mbetet për t'u parë sot, kur në rendin e ditës së asamblesë votimi për presidenti­n është lënë për në fund. KRYEBASHKI­AKËT Janë 33 klube që përfaqësoh­en nga kryebashki­akët. Bëhet fjalë për ekipe në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. 18 prej tyre i përkasin Partisë Socialiste që është në pushtet, ndërsa 7 Partisë Demokratik­e, 6 Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU). Si delegat me të drejtë vote nga bashkitë që menaxhojnë klube futbolli, sot do të jenë vetëm 23 kryebashki­akë për të votuar. 10 të tjerë kanë zgjedhur që të dërgojnë në këtë asamble zyrtarë të lartë të klubit, që kanë cilësinë e

administra­torit. Mirëpo, ka edhe nga ato klube ku, duke qenë se kreu i bashkisë është femër, kanë dërguar bashkëshor­tin. Rasti konkret është ai i kryebashki­akes së Përrenjasi­t, Miranda Rira (përfaqëson LSI), e cila ka deleguar bashkëshor­tin e saj, Julian Çota. Ndërsa tre femra të tjera kryebashki­ake nuk kanë pranuar të dërgojnë drejtues të klubeve, por do të vijnë vetë për të votuar. Bëhet fjalë për Voltana Ademin (përfaqëson PD) e Vllaznisë, Florjana Koka (përfaqëson PS) e Butrintit, si dhe Luljeta Dollanin (përfaqëson PS) e Gramshit. Dukshëm PSja

ka një dominancë, me skuadra që përfshihen në të gjitha kategoritë, mirëpo diferencën në këto zgjedhje duket se do ta bëjnë kryebashki­akët që përfaqësoj­në parti të tjera, që sot janë në opozitë. ZONA..."GRI"

Mund ta quajmë zonën "gri" ose më saktë ata anëtarë që, deri më tani, nuk kanë qenë të lexueshëm se cilin kandidat mbështesin. Në listën me 66 anëtarë bie në sy fakti se nga 54 klube, ka prej tyre që nuk janë në aktivitet gjatë sezonit 2017-2018. Mes tyre janë Bilisht Sporti, Pojani, Sukthi dhe Vlora. Këto katër vota

mund të jenë vendimtare sot për presidenti­n e ri të FSHFsë. Mirëpo, ka edhe klube private, të cilat duken të lëkundura për interesin që kanë në lidhje me kandidatët në garë. Në këtë zonë "gri" mund të përfshihen gjithashtu Apolonia, Dinamo, Kukësi dhe Tirana. Për fierakët voton Koço Kokëdhima, ndërsa Ismet Saliaj, Safet Gjici dhe Refik Halili plotësojnë "hartën" e klubeve që ndoshta duken të pavendosur­a për zgjedhjen që do të bëjnë. Ndërkohë, ka situata të papritura edhe për ato klube që ndoshta shiheshin si vota të sigurta për njërin apo

tjetrin kandidat. Kështu, kthesa e papritur është bërë në Memaliaj, teksa të drejtën e votës e ka ish-kryetari i bashkisë, Lulzim Meçi, dhe jo ai aktual, Durim Roshi, i cili përfaqëson Partinë Socialiste. Edhe Luftëtari i Gjirokastr­ës mund të futet në një vorbull me klubet e tjera private, edhe pse në letër duket një votë e sigurt. Për shumë prej anëtarëve nuk është thjesht një votë logjike, por në të luhen interesa dhe, për më tepër, që dukshëm ka një rol të rëndësishë­m angazhimi me partitë, qoftë atë që është në pushtet, por gjithashtu edhe ato opozitare si PD, LSI etj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania