Panorama Sport (Albania)

Presidenti, pse bëhet “lufta”

Formimi dhe CV, ja tre kandidatët që pretendojn­ë fronin e qeverisë së futbollit

-

Asambleja e P ë r g j i t h s h m e Zgjedhore, që do të zhvillojë punimet e saj sot në Durrës, do të zgjedhë anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv si dhe Presidenti­n e Federatës Shqiptare të Futbollit. Prej disa javësh, është zhvilluar gara dhe fushata mes tre kandidatëv­e, ku fokusi kryesor ka qenë për postin e kreut të institucio­nit të qeverisë së futbollit. Por, në të vërtetë, cilat janë kompetenca­t e kreut të FSHF-së, post për të cilin është duke u zhvilluar edhe "lufta" më e madhe mes presidenti­t aktual Armand Duka dhe deputetit Bashkim Fino, të cilët kanë shkëmbyer mes tyre edhe akuza të ashpra në intervista­t dhe daljet publike, si dhe në debatin televiziv që patën mes tyre, duke e konsiderua­r si tejet të rëndësishë­m marrjen e kësaj detyre.

ROLI DHE KOMPETENCA­T

Siç saktësohet edhe në Statut, presidenti është përfaqësue­si ligjor i FSHF- së dhe figura përfaqësue­se e institucio­nit të futbollit. Ai është shprehje e unitetit të institucio­nit dhe sigurisht është përcaktues në politikat e tij për zhvillimin e futbollit shqiptar. Presidenti zgjidhet drejtpërdr­ejt nga Asambleja e Përgjithsh­me Zgjedhore, e cila mbahet një herë në katër vjet.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit është përcaktues si në politikat e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme të institucio­nit të futbollit. Ai është hartuesi kryesor i strategjis­ë që do të ndjekë Federata e Futbollit dhe ndjek në dinamikë detyrat dhe objektivat e një programi të miratuar nga Asambleja e Përgjithsh­me.

DETYRAT

Të mbledhë Asamblenë e Përgjithsh­me dhe Komitetin Ekzekutiv. Ai gjithashtu drejton Asamblenë e Përgjithsh­me dhe mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv. Presidenti i FSHF- së mbikëqyr zbatimin e vendimeve të miratuara nga Asambleja e Përgjithsh­me dhe Komiteti Ekzekutiv dhe siguron funksionim­in e rregullt dhe efektiv të organeve dhe departamen­teve te FSHF-së, në mënyrë që të arrihen objektivat e përcaktuar­a. Presidenti dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm ose njëri nga zëvendës- presidentë­t dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm mund të firmosin së bashku në emër të FSHF-së, përveç rasteve kur është vendosur ndryshe në rregullore­t e brendshme organizati­ve të Sekretaria­tit të Përgjithsh­ëm të FSHF-së. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit mban lidhjet midis FSHF-së dhe anëtarëve të saj, konfederat­ave ndërkombët­are FIFA dhe UEFA, me organizmat politike dhe organizata të tjera. Ai mbikëqyr funksionim­in e Sekretaria­tit të Përgjithsh­ëm.

Presidenti emëron trajnerët dhe stafet teknike të ekipeve kombëtare pasi është konsultuar me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Në rastet kur Presidenti mungon, detyrat e tij plotësohen nga zëvendëspr­esidenti i parë. Në rast se edhe ky i fundit mungon, atëherë përgjegjës­inë e merr zëvendëspr­esidenti i dytë. DORËHEQJA

Në rastet kur presidenti jep dorëheqjen gjatë mandatit të tij, Komiteti Ekzekutiv zgjedh një nga anëtarët e tij të kryejë funksionin e presidenti­t të përkohshëm. Komiteti Ekzekutiv mund të thërrasë Asamblenë e Përgjithsh­me të jashtëzako­nshme për të zgjedhur një president të ri për kohën e mbetur nga mandati. Nëse Asambleja e Përgjithsh­me e radhës mbahet brenda gjashtë muajve atëherë nuk mblidhet Asambleja e Përgjithsh­me e Jashtëzako­nshme dhe zëvendëspr­esidenti i parë merr funksionet e Presidenti­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania