Panorama Sport (Albania)

Gazetarë, politikanë, juristë dhe sportistë, ja gara për Komitetin Ekzekutiv

Votohen 9 nga 11 vende, për herë të parë gazetari Ervin Baku

-

Gazetarë të mirënjohur me eksperienc­ë, deputetë, ish-kryetarë partie dhe deri tek ishprokuro­rë që kërkojnë një vend në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së. Në garë do të jetë edhe gazetari Ervin Baku, me eksperienc­ë dhe njohje në fushën e sportit dhe të rregullave apo edhe politikave që kanë të bëjnë me futbollin dhe jo vetëm. Në listën me 23 kandidatë do të votohen vetëm 9 vende të Komitetit Ekzekutiv. Bashkë me presidenti­n që do të zgjidhet dhe Kryetarin e Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati, numri i KE-së shkon 11. Në garë do të jetë deputeti i Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj, i cili është propozuar nga klubi i Bylisit. Gjithashtu është në listë edhe ish-kryetari i Partisë Lëvizja e Legaliteti­t, Ekrem Spahia. Të dytët pas politikanë­ve apo njerëzve pranë partive në vend janë ata që vijnë nga bota e ekonomisë. Bëhet fjalë për biznesmenë të njohur dhe administra­torë kompanish. Nga 9 anëtarët, që mbyllën mandatin e fundit, nuk do të rikandidoj­në vetëm ish-futbollist­i Muhedin Targaj dhe avokati Artan Hajdari. Ndërsa zv.presidentë­t Edvin Libohova dhe Lutfi Nuri do të kërkojnë një tjetër mandat. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Arben Devishajn, Abdyl Kuriun, Vasil Bicin, Bardhyl Jerën, si dhe Bardhyl Minxhozin. Për herë të parë kandidon edhe një femër, Aldona Sylaj, e cila në vitet e fundit ka qenë pjesë e komisionev­e juridike të FSHF- së. Ajo është propozuar nga klubi i Tiranës dhe i Mamurrasit. Ndërsa ishkryepro­kurori Theodhori Sollaku ka marrë bekimin e Partizanit. Gjithashtu, njerëz nga bota e sportit si Shkëlqim Muça, Artan Shytaj dhe Eduard Prodani do të kërkojnë të votohen në asamble për t'u bërë pjesë e komitetit ekzekutiv.

 ??  ?? Erald Kapri
Erald Kapri
 ??  ?? Shkëlqim Muça
Shkëlqim Muça
 ??  ?? Ervin Baku
Ervin Baku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania