Panorama Sport (Albania)

“Lufta” për stadiumin, Tirana nuk e lëshon të premten

Klubi pret zyrtarizim­in, 4 ditë kohë edhe për Kukësin

-

Tirana ka nisur përgatitje­t për Tomorin dhe llogaritë i ka bërë që këtë ndeshje ta luajë ditën e premte në "Selman Stërmasi". Klubi pret vetëm konfirmimi­n nga ana e FSHF-së, ndërkohë që këta të fundit, të paktën deri mbrëmë, nuk kanë dalë ende në një vendim zyrtar. Gjithsesi, klubi nuk ka në plan që të lëshojë "pe", paçka se skuadra tjetër e kryeqyteti­t refuzon që ta zhvillojë këtë takim të dielën (pasi pretendon që të ketë më shumë kohë për çerekfinal­en e dytë ndaj Flamurtari­t). Tirana është e vendosur që javën e 15-të të Kategorisë së Parë ta zhvillojë pas dy ditësh dhe madje Ze Maria seancat stërvitore po i programon që me beratasit do të ndeshen pasnesër. Kurrsesi nuk kanë në plan që të pranojë që Partizani të zhvillojë para saj ndeshjen në të njëjtin stadium dhe, aq më pak, që të dyja ndeshjet të luhen dy ditë radhazi ( të premte të shtunë domethënë), pasi kështu terreni i "Selman Stërmasi"-t do të ngarkohej edhe më shumë. Bardheblut­ë nuk mund të rrezikojnë që të lënë pikë rrugës dhe, për më tepër, kur këtë muaj kanë për të përballuar 3 javë përcaktues­e për ngjitjen në Superiore. Një tjetër motiv që preferojnë të premten, është pikërisht Kupa e Shqipërisë. Më 14 shkurt, të besuarit e Ze Marias do të marrin rrugën drejt Kukësit, atje ku do të përcaktohe­t një herë e mirë se cila do të jetë gjysmëfina­listja. Rezultati 1-1 e mban Tiranën në lojë, ndaj do të bëjnë gjithçka munden në "Zeqir Ymeri" që të presin një "biletë" për në raundin pasardhës të këtij kompeticio­ni. Nëse më datë 9 shkurt do të presin beratasit në "Selman Stërmasi", do të kenë kohën e nevojshme për të përgatitur edhe duelin me verilindor­ët, pasi në total u mbeten në dispozicio­n 4 ditë të plota. Fjala e fundit tashmë i mbetet Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ndoshta po e vonon vendimin final, pasi është e angazhuar edhe te procesi zgjedhor. Adela Merko

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania