Panorama Sport (Albania)

Lushnja kundër tabusë, 13 vite që nuk e thyen Vllazninë

Synohet fitorja, Premçi: Është ndeshje decizive

- Alban Alushi

Lushnja ka 13 vjet që nuk fitojnë përballë Vllaznisë në "Roza Haxhiu". E fundit herë që kanë shijuar suksesin përkon me 12 marsin e vitit 2005, kur verdhejesh­ilët mposhtin shkodranët me shifrat 2-0, falë golave të Arlind Norës dhe Klodian Arbrit. Që prej asaj kohe dhe deri më tani, që të dyja këto skuadra janë përballur edhe gjashtë herë të tjera në shtëpinë, përfshi dhe një përballje në fushën asnjanëse të Fierit. Lushnjarët kanë marrë vetëm një barazim i arritur më 21 shtator 2013, me rezultatin 1-1, pas golave të Tafilit për Vllazninë dhe Cankës për Lushnjën. Pesë ndeshje janë fituar nga shkodranët, e fundit

më 10 shtatorin e vitit të kaluar. Sakaq, kuqeblutë fituan 2-0 gjatë fazës së parë, me autogolin e Gavës dhe golin e Hasanit, në ndeshjen e luajtur në Fier.

PREMÇI - Me 10 pikë të grumbullua­ra, nga pesë për secilën fazë, Lushnja mbylli pjesën e parë të këtij sezoni. Prej javësh

kanë "blinduar" fundin, megjithatë shpresat për të siguruar mbijetesën ekzistojnë ende. Pas përfundimi­t të dy fazave, verdhejesh­ilët kanë 7 pikë nga zona e shpëtimit, pra vendi i tetë që mbahet nga Teuta dhe 5 nga Vllaznia që është e parafundit. Dy ekipet e fundtabelë­s do të përballen këtë të shtunë në "Roza Haxhiu". Një ndeshje shumë domethënës­e për vazhdimësi­në e Lushnjës. Një nga lojtarët më të mirë te Lushnja për momentin, qendërmbro­jtësi Elvis Premçi, shprehet se Lushnja do bëjë të pamundurën për t'ia dalë. "Pas dy rezultatev­e pozitive është e kuptueshme që skuadra duhet të dalë te fitorja. Është një ndeshje me karakter deciziv që kërkon kujdes të madh nga ana jonë. E rëndësishm­e është të zbatojmë detyrat dhe të japim maksimumin tonë. Skuadra filloi të përgatitet me synimin për ta fituar këtë takim", është shprehur mbrojtësi për "Panorama Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania