Panorama Sport (Albania)

Muarem: Skënderbeu i fortë, por nuk na mund dot!

"Duhet të shënonim 3 gola në Kukës. Vlora është superqytet"

- ERMAL SIKA

Muarem Muarem debuton kundër Skënderbeu­t. Pas tri vitesh, 29-vjeçari do të përballet sërish me korçarët, por këtë herë si lojtar i Flamurtari­t dhe jo Karabakut. Në një intervistë të dhënë në studion e "TV6plus1 Vlora", lojtari thekson se është gati për këtë ndeshje, ndërsa ka hedhur pas krahëve edhe dëmtimin. Mesfushori shqiptar nga Maqedonia është më shumë se i bindur se skuadra e tij nuk do të largohet pa pikë në këtë transfertë. Ai flet edhe për objektivat, duke thënë se duhet luftuar për vendin e parë, por edhe për fillimin e aventurës në Shqipëri.

Muarem, jeni gati për ndeshjen me Skënderbeu­n?

Jam gati për ndeshjen me Skënderbeu­n. Për këtë jam i kënaqur që rikthehem, pasi kam kaluar plotësisht dëmtimin.

Sa e njihni Skënderbeu­n? E njoh këtë skuadër. Skënderbeu është një ekip i fortë. Unë kam luajtur kundër Skënderbeu­t para më shumë se dy vitesh në Austri përballë Karabakut kur luaja për këtë skuadër. Është një ekip shumë i mirë taktikisht dhe që di të luajë me top. Do të jetë ndeshje e vështirë për ne. Tri vite unë kam luajtur në Ligën e Europës me Karabakun, kemi qenë në grupe shumë të forta.

Çfarë rezultati parashikon­i në këtë ndeshje?

Ne duhet që të japim maksimumin në ndeshjen me Skënderbeu­n. Duhet që në Vlorë të kthehemi me një ose tri pikë. Nuk do të shkojmë të humbasim në Korçë.

E ndoqët ndeshjen me Kukësin?

E kam parë ndeshjen mes Kukësit dhe Flamurtari­t nëpërmjet televizori­t. Doja të shkoja ta shikoja lojën edhe atje, por trajneri më tha të rrija në Vlorë që të bëja stërvitje.

Çfarë komenti keni për atë barazim?

Pjesa e parë m'u duk shumë mirë, kemi pasur raste me bollëk dhe mendoj se mund të bënim edhe tre gola. Në pjesën e dytë ishte një lojë cinike. Kur shënon jashtë është gjë e mirë. Pozitiv ishte fakti që ne dolëm me pikë nga ajo transfertë e vështirë.

Ku e shikon Muarem këtë Flamurtar deri në fund?

Jemi në vend të mirë, duhet të vazhdojmë të qëndrojmë këtu, por edhe të mun- dohemi të arrijmë edhe vendin e parë. Duhet të plotësojmë ato detyra që na thotë trajneri. Duhet të luhet me shumë seriozitet dhe nuk do të kemi probleme deri në fund.

Nuk patët fat që të luanit në takimet e para për shkak të dëmtimit. Keni keqardhje?

Kam luajtur në tri ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar në fazën përgatitor­e, por në takimin e tretë u dëmtova. Më ka ardhur shumë keq që nuk isha gati, pasi një futbollist i ri ëndërron të fillojë kampionati­n që në fillim. Që kur erdha te Flamurtari kam

pasur një atmosferë shumë të mirë. Më kanë pritur shumë mirë si stafi, ashtu dhe lojtarët. Shpresoj që të qëndroj sa më gjatë këtu.

Sa e njihnit Shqipërinë dhe kampionati­n këtu?

Kur kam ardhur në Shqipëri kam pyetur edhe për klubin dhe për vendin. Jam i kënaqur që jam këtu, pasi kam shumë shokë dhe e njoh mirë edhe zëvendëstr­ajnerin Beqiri. Jeton Beqiri më ka folur për klubin, Vlorën.

Si po ju duket Vlora? Vlora është një qytet super. Kam luajtur në qytete që ka det dhe është vend shumë i mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania