Panorama Sport (Albania)

Qetësohen në Gjirokastë­r, Bregu kthehet në stërvitje

-

Luftëtari, nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika, nga dje ka startuar punën për ndeshjen e parë të fazës së tretë, atë me Teutën. Një sfidë delikate për të dyja skuadrat, që do të përballen të shtunën në "Niko Dovana". Luftëtarit, në përballjen me Teutën, i kërkohet të hedhë pas "krahëve" dy humbjet që u kanë shkaktuar durrsakët në pjesën e parë të sezonit, por mbetet një mision i vështirë. 2-1 është mundur Luftëtari në "Niko Dovana" në kuadër të javës së parë dhe 2-3 në stadiumin "Gjirokastr­a" në takimin premierë të fazës së dytë. Përpos humbjeve "të arkivuara" me Teutën në dy fazat e para, gjirokastr­itët me trajnerin Lika, një "ish" i stolit durrsak janë të vendosur për të shfaqur cilësitë e tyre më të mira në Durrës. Me këtë objektiv, bluzinjtë dje kanë nisur përgatitje­t antiTeutë, të gatshëm për një tjetër rezultat pozitiv, pas barazimit 0-0 të arritur në "Roza Haxhiu". Bashkimi me grupin i Dejvi Bregut është përjetuar pozitivish­t te Luftëtari, ku nuk kanë munguar edhe përqafimet e lojtarëve me vlonjatin. Rikthimi i Bregut në stërvitje e ka elektrizua­r atmosferën në kampin bluzi. Jo vetëm kaq, por dhe stërvitja me grupin e Oltion Rrapajt dhe Eri Lamçes është konsiderua­r lajm i mirë. Një numër i konsiderue­shëm tifozësh gjirokastr­itë kanë qenë të pranishëm në seancën e djeshme stërvitore. Analiza - Trajneri Lika dhe ndihmësit e tij para nisjes së seancës stërvitore analizuan barazimin 0-0 me Lushnjën. "Mund dhe duhet të kishim marrë më shumë në Lushnjë, por ky është futbolli. Mundësitë na u dhanë. Nuk shënuam gol, por edhe mund të ndëshkohes­him në fund për mungesë përqendrim­i. E rëndësishm­e është ecuria pozitive në kampionat. Për të qenë të suksesshëm në Durrës duhet të tregohemi të qetë para portës së kundërshta­rit dhe, për më shumë, të jemi të kujdesshëm në lojën mbrojtëse". Ky është mesazhi që u ka përcjellë trajneri Lika të tijve para seancës së djeshme stërvitore. Luftëtari në ndeshjen e së shtunës pritet të jetë i kompletuar në organikë. Në dyshim është mbrojtësi Oltion Rrapa, ndërkohë që sulmuesi Eri Lamçja duket se e ka kaluar dëmtimin. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania