Panorama Sport (Albania)

Gjyrezi ngre tonet në analizë, lojtarët: E kemi... psikologji­ke

Vllaznia betohet për autokritik­ë ndaj Lushnjës në fundjavë

-

Pasditen e djeshme, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore të javës duke nisur kësisoj edhe përgatitje­t për ndeshjen e radhës me Lushnjën. Si zakonisht, para fillimit të seancës është zhvilluar analiza e ndeshjes së kaluar me Skënderbeu­n. Në këtë analizë, përveç stafit dhe futbollist­ëve, ka marrë pjesë edhe administra­tori i klubit, Astrit Gjyrezi. Rreth 60 minuta ka zgjatur kjo analizë ku më shumë ka folur administra­tori. Ai u ka shpjeguar edhe njëherë futbollist­ëve situatën në të cilën ndodhet skuadra dhe ka kërkuar prej tyre të marrë vesh arsyet që çuan në këto dy humbje në dy ndeshjet

e para të këtij viti. Gjyrezi, si rrallëherë, ka qenë më i ashpër në drejtim të kërkimit të llogarisë. Një gjë krejt normale duke parë situatën në të cilën gjendet Vllaznia. Rreziku i rënies duket se ka rënduar situatën në kampin shkodran. Nisur nga kërkesa e tij, e kanë marrë fjalën me radhë disa nga

lojtarët e ekipit. I pari mësohet të ketë qenë kapiteni Lika, por nuk kanë munguar edhe të tjerët, Vucaj, Sukaj, Malota, por edhe Kalaja e Marku, të cilët kanë më pak ndikim te dy rezultatet e fundit të Vllaznisë. Të gjithë janë bashkuar në një pikë. Ato kanë bërë autokritik­ë për këto rezultate, por, nga ana tjetër, kanë

theksuar se e gjitha kjo që po ndodh është vetëm psikologji­ke sepse skuadra në stërvitje është shumë mirë dhe do të mjaftojë një fitore për të dalë nga kjo situatë. Një gjë të tillë e ka theksuar në fjalën e tij kapiteni Lika. Por, edhe lojtarët e tjerë, përveç se kanë marrë përsipër që të ndryshojnë situatën që në takimin me Lushnjën, kanë shprehur besimin se Vllaznia do të ketë një vijimësi në rezultatet pozitive. Në fund të analizës, fjalën e ka marrë trajneri Gjoka, i cili, pikësëpari, ka dashur të marrë mbi vete gjithë përgjegjës­inë e kësaj situate të krijuar. Ndërkohë, trajneri u ka kërkuar futbollist­ëve reagim që në ndeshjen e radhës me Lushnjën, e cila në vetvete duhet menduar si një finale sepse tashmë nuk lejohen më gabimet. Pas kësaj analize, ekipi ka vijuar me stërvitjen dhe gjendja e ekipit duket e mirë, teksa tashmë të gjithë kanë filluar të mendojnë për sfidën e së shtunës. Admir Uruçi

 ??  ?? Çast nga analiza e djeshme e Vllaznisë
Çast nga analiza e djeshme e Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania