Panorama Sport (Albania)

“Kukësi nuk heq dorë nga titulli”

Mesfushori: Barazimi me Flamurtari­n nuk është dramë, ndaj Kamzës presim vetëm fitoren

- SKERDILAID SULOZEQI

Mesfushori Donjet Shkodra, i afruar te Kukësi në merkaton e janarit, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", tregon aventurën e tij te verilindor­ët. Kosovari e nis me ambientimi­n, ndeshjen me Flamurtari­n, rezultatin e së cilës nuk e bën dramë, shanset për titull kampion. Më tej, flet për ndeshjen me Kamzën, të cilën e konsideron të vështirë, por nuk mendon se Kukësi do të gabojë në këtë duel. Shkodra është një nga lojtarët cilësorë të Superiores dhe, te Kukësi, ai shpreson që të arrijë majat duke qenë i fokusuar te puna stërvitore e në fund të festojë me trofe.

Donjet, iu bashkuat Kukësit, por a keni hasur vështirësi në ambientim?

Te Kukësi më kanë pritur mirë të gjithë. Duke njohur një pjesë të mirë të lojtarëve dhe si njohës i mirë i kampionati­t shqiptar, ambientimi më ka shkuar shumë mirë. Kështu që jam i lumtur në ekipin e ri. Si erdhët te Kukësi?

Me Kukësin kam pasur edhe vjet kontakte. Kjo ka pasur ndikim, por më tepër erdha ngaqë njihja mirë drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi.

Çfarë nuk shkoi në takimin ndaj Flamurtari­t, ku nuk arritët të fitonit dhe humbët një shans "të artë" për t'i arritur me pikë?

Fusha në Kukës është e vogël, edhe pse mua nuk më shkoi ndeshja siç desha. Si ekip ishim mirë dhe patëm shanse të mira për ta fituar ndeshjen. Goditëm dy herë shtyllat dhe disa mundësi të tjera, por, për fat të keq, nuk

arritëm të realizonim. Në përgjithës­i patëm ndeshjen nën kontroll. Normal që edhe Flamurtari është një ekip i mirorganiz­uar, por ndonjëherë në futboll asgjë nuk shkon me forcë, por dhe me fat. Ne na mungoi paksa fati në këtë takim.

Vlonjatët pretenduan dhe akuzuan për një penallti të padhënë në favorin e tyre, çfarë ndodhi sipas jush?

Me thënë të drejtën, nuk e kam parë atë rastin dhe nuk mund të flas shumë për këtë. Gjithsesi, në futboll ndodhin

shumë raste që janë të diskutuesh­me, është normale.

Flamurtari theu tabunë "Zeqir Ymeri", ku pas 5 vitesh morën një barazim. A mund të quhet dështim kjo ndeshje për Kukësin?

Jo, s'mendoj ashtu. Flamurtari është një vend para nesh dhe normal një fitore do na bënte më mirë, kjo dhe për faktin se ishim ne vendës. Por dhe një pikë në këtë ndeshje nuk është dramë. Dominuam, mund të kishim bërë më mirë me pak fat, por është një rezultat normal.

Tashmë jeni minus 11 pikë ndaj Skënderbeu­t, mendon se Kukësi është jashtë garës për titull?

Normal që 11 pikë janë shumë, por në futboll kanë ndodhur shumë gjëra më të mëdha dhe janë arritur qëllime shumë më të vështira se 11 pikë mbrapa. Ne do luftojmë fort deri në fund dhe besojmë.

Prisni Kamzën, një kundërshta­r që e befasoi Kukësin në fazën e dytë. Si e shikoni këtë ndeshje?

Kamza është një ekip i mirë dhe i vështirë. Ka lojtarë kualitativ­ë në përbërje, por gjithsesi ndeshjen në Kukës duhet ta fitojmë.

Kamza kërkon pikë me ngut, sa shanse ka që të marrë pikë kundra jush?

Në futboll gjithçka mund të ndodhë, por gjasat janë shumë të mëdha në favorin tonë për ta fituar ndeshjen.

Çfarë objektivas­h personalë keni me Kukësin dhe a besoni se do t'i arrini?

Së pari, objektivi është në grup, pastaj individual. Si ekip duhet dhe shikojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe të marrim maksimumin në secilën prej tyre, pastaj të bëjmë llogarinë në fund. Kemi ekip dhe staf të mirë për të bërë një gjysmë sezoni rezultativ. Personalis­ht do jap maksimumin për të ndihmuar ekipin. Po stërvitem në mënyrë maksimale që të harmonizoh­em akoma më shumë me ekipin dhe ta njoh më mirë lojën e shokëve dhe ekipit, edhe pse jam në rrugën e duhur. Jam i fokusuar krejtësish­t te Kukësi.

 ??  ?? Donjet Shkodra
Donjet Shkodra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania