Panorama Sport (Albania)

Flet Dimo: Turbina s'ka shans!

"Pas kësaj ndeshjeje, luajmë me kryesuesit dhe s'është çudi të dalim pa pikë"

- BUJAR RAMA

Në sfidën e përmby lljes së fazës së dytë, Apolonia e nis aksionin nga kundërshta­ri i radhës, Turbina e Cërrikut. Fierakët e kanë me detyrim që të bëjnë lojë të mirë dhe të sigurojnë trepikëshi­n për përforcimi­n e pozitave në renditje. Edhe pse kundërshta­ri vlerësohet maksimalis­ht, stafi teknik me në krye trajnerin Kashami është munduar që të punojë me lojtarët në aspektin psikologji­k. Futbollist­ët janë në formë të mirë dhe në fushë do të jenë ata që kanë treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit, por edhe seancat stërvitore. Fakti që do të luhet në shtëpi është një plus më shumë dhe shpresohet që ndryshe nga ndeshjet e

NAFTËTARI kaluara, mbështetja e tifozëve të jetë disi më e konsiderue­shme. Aktualisht, Apolonia është në vendin e katërt në grupin B, ku edhe bën pjesë me një diferencë prej dy pikësh nga vendi i pestë që mbahet nga Pogradeci. Edhe pse me një grup ku ngjitja në Superiore

TURBINA është pak e vështirë, duke parë organikën me lojtarë të rinj që kanë fierakët, por edhe marshimin në krye të Tiranës, skuadra e Kashamit kërkon që në mbyllje të fazës së dytë të jetë në pesëshen e parë.

Deklarata - "Jo se e nënvlerëso­jmë Turbinën, por kemi besim në vetvete". Kështu shprehet fillimisht kapiteni Amarildo Dimo, që thekson se ky është edhe mendimi i të gjithë ekipit. "Vijmë nga një humbje me Shkumbinin që nuk e kishim llogaritur si të tillë dhe na duhet jo thjesht të bëjmë autokritik­ë, por të rikuperojm­ë dhe të ndjekim ritmin në vijim të objektivav­e. Pak javë na kanë mbetur dhe duhet të marrim sa më shumë pikë, pasi çdo ekip po bën maksimumin. Do të ishte e pafalshme nëse rrëzoheshi­m tani kur nuk duhet, pasi gjatë gjithë kohës kemi qenë mes 5 të parave. Vetë ne nuk do e pranonim dot diçka të tillë. Turbina? Nuk është kundërshta­r i lehtë, 'ia nxiu' Tiranës'. Nuk nisemi nga fakti që kemi fituar fazën e parë se gjërat kanë ndryshuar dhe ata kërkojnë pikë në çdo ndeshje, pasi të tillë pozitë të vështirë kanë. Gjërat asnjëherë nuk maten si në letër, kjo është e veçanta e futbollit. Megjithatë, duke u përpjekur të gjykoj me gjakftohtë­si, them me bindje se Apolonia e kalon me fitore këtë ndeshje, por jo se kjo është e sigurt dhe se me fitimin e saj objektivat u arritën. Kemi ndeshje jashtëzako­nisht të vështira pas Turbinës, me 3 ekipet kryesuese, ku nuk është çudi të dalim pa pikë, pasi futbolli është i paparashik­ueshëm", ka mbyllur Dimo për "Panorama Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania