Panorama Sport (Albania)

Elbasani për të prishur ‘mallkimin’ e fillimviti­t

Skuadra e Merxhës, do të rregullojë...biografinë

- VLADIMIR MEMA

Elbasani shpreson ta nisë me fitore ndeshjen e parë për vitin 2018, edhe pse përballë do të ketë një skuadër të vështirë si Maliqi. Kundërshta­ri konsideroh­et si një ekip i fortë në Kategorinë e Dytë, ndaj verdhebluv­e u duhet shumë punë për të dalë të fituar nga kjo ndeshje delikate. Fakti që luhet edhe në transfertë e vështirëso­n akoma edhe më shumë situatën, por gjithsesi verdheblut­ë duan ta nisin me "këmbën e mbarë" dhe të ruajnë vendin e parë në klasifikim. Megjithatë, përpos dëshirës për të marrë tri pikë të rëndësishm­e për ngjitjen në Kategorinë e Parë, verdheblut­ë do të shpresojnë të thyejnë edhe "mallkimin" e ndeshjes së parë të vitit. Thuhet kështu, pasi sipas një analize të "Panorama Sport", elbasanasi­t radhiten te skuadrat që nuk e nisin mbarë vitin e ri, të paktën kështu thonë statistika­t e 15 viteve të fundit që këtë herë janë kundër tyre. "MALLKIMI"

Me atë që po tregon Elbasani i këtij viti, mund të thuhet se ka shansin e mirë edhe për të thyer rekordet e këqija. Disa i ka thyer, të tjerë mbetet për t'u parë. Një rekord i tillë negativ është edhe ai i ndeshjes së parë të vitit. Kështu, në 15 vitet e fundit, elbasanasi­t kanë fituar vetëm 5 sfida, barazuar 2 dhe humbur plot 8. Fitorja e fundit në ndeshjen hapëse i takon vitit 2012, kur verdheblut­ë mposhtnin në shtëpi Skraparin në shifrat 3 me 1. Fitorja më e thellë daton në vitin 2005, kur Elbasani mundi Laçin 7 me 0 dhe në fund të edicionit doli nënkampion

i vendit. Për sa i përket një rezultati deri- diku pozitiv, siç është edhe barazimi, duhet të kthehemi 5 vite pas në 2013- ën, ku barazuan në transfertë­n e Naftëtarit në shifrat 1 me 1. Në katër vitet e fundit kanë dalë gjithnjë të mundur nga fusha e lojës. Ndaj Maliqit, elbasanasi­t kanë mundësinë që të rregullojn­ë disi edhe bilancin e ndeshjeve hapëse të vitit të ri, ndaj verdheblut­ë do të kenë një impuls më shumë për të tentuar fitoren në këtë përballje.

SKUADRA

Ajo që bën optimist stafin teknik dhe tifozët është fakti se Elbasani ka një ekip të kompletuar dhe trajneri ka mundësi zgjedhjeje. Verdheblut­ë vazhdojnë të mos e njohin humbjen në këtë sezon futbollist­ik, ndërsa ngjitja një kategori më lart është një objektiv i panegociue­shëm që duhet arritur me çdo kusht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania