Panorama Sport (Albania)

Tirana shpërfytyr­ohet në Bullgari

Bardheblut­ë turpërohen nga Levski, munden me 53 pikë diferencë dhe zvogëlohen shanset

- ABDULLA DUSHKU

Zhgënjen përsëri skuadra bardheblu në Ligën ballkanike duke pësuar një nga humbjet më të thella me një diferencë prej -53 pikësh. Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj është shkatërrua­r dje në mbrëmje 105-52 nga skuadra e Levski Lukoil, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e 12-të të Ligës ballkanike, e cila është zhvilluar në palestrën sportive universita­re të Sofies (Bullgari). Ka qenë një nga paraqitjet më të dobëta të kampionëve tanë. Ndërsa bullgarët e Lukoilit, me amerikanin Konks që realizon 28 pikë, bënë një paraqitje të mirë si në gjuajtje edhe në organizim. Vendësit shënojnë dyfishin e pikëve të Tiranës duke e dominuar ndeshjen. Kjo ndoshta ka ardhur edhe nga lodhja e udhëtimit, por edhe nga ndeshjet e shpeshta në çdo dy ditë në aktiviteti­n e Kupës së Shqipërisë, ku kjo skuadër e ngriti trofeun fitues. Në përballjen e parë të luajtur në kryeqytet, skuadra e Lukoilit ishte mundur nga Ti- rana (79-76), ndaj pritej që të ishte një tjetër ndeshje e fortë mes këtyre dy ekipeve. Kjo ndeshje erdhi momentin më të mirë për bardheblut­ë, që sapo kishim triumfuar në Kupën së Shqipërisë, por nuk ndodhi kështu. Ishte një zhgënjim total. Të katër periodat ishin një dominim total i ekipit vendës, identike si në lojë dhe në rezultat me bardheblut­ë, që çdo në çdo periodë ishin të fiksuar te 13-pikëshi, e ndërsa bullgarët vërtiteshi­n në kuotën e 25-27 pikëve për çdo periodë. Ndoshta pika "13" ishte dhe tersi i ekipit bardheblu. Diferenca të mëdha, që konfirmuan se në fushë nuk kishte rivalitet, pasi vendësit ishin superiorë në çdo drejtim duke e kthyer sfidën në një stërvitore. Për Tiranën, kjo është humbja e 6-të radhazi në këtë aktivitet dhe e teta në total, ku ka arritur të marrin vetëm dy fitore. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë pas 48 orësh sërish në Bullgari, këtë herë ndaj Rilski Sportist, skuadër të cilën e ka mundur në kryeqytet 78-75. Ndaj, në këtë sfidë duhet të vijë menjëherë reagimi dhe kthesa për kampionët e Shqipërisë nëse duan të synojnë një vend

në "play-off". Deri në fund të kësaj aventure ballkanike, ekipi bardheblu ka në dispozicio­n edhe 3 takime për ta mbyllur atë. Përfundimi­sht, me 2 fitore, 8 humbje, me një pikavarazh negativ 746-936 (-190), është një tjetër zhgënjim për skuadrën tonë. Tashmë, edhe pse është ngjitur një vend në renditje, duke qenë e 5-ta, pak shpresa mbeten për kualifikim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania