Panorama Sport (Albania)

Çikago e Majami humbasin në fund

Boston e Toronto në Lindje dhe Stejt e Hjuston në Perëndim ruajnë pozitat kryesuese

- ABDULLA DUSHKU

Gjatë mbrëmjes së djeshme, për kam pionatin më të bukur në botë të basketboll­it, NBA, janë zhvilluar 7 ndeshje, që kanë sjellë në parket plot vuajtje, emocione e surpriza për skuadrat fituese si Detroiti, Uashington­i, Orlando e Jutah Xhaz, por dhe hidhërime për humbjet në fundin e takimit për skuadrat e Çikagos dhe Majamit. Gjatë kësaj mbrëmjeje ka rënë në sy basketboll­isti i sapotransf­eruar, Blejk Grifin, i cili ka vijuar me formën e tij të shkëlqyer duke i siguruar fitoren ekipit të tij të ri, Detroit Pistons kundër Portlandit. Skuadra e Klipers arriti një fitore dramatike dhe plotësisht të merituar, në sekondat e fundit ndaj Dallas me shifrat 104101. Një takim me rivalitet dhe emocione deri në fund, gjatë gjithë kohës në të 4 periodat, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Shënuesi më i mirë për Klipers ishte Galinari me 28 pikë, i mbështetur edhe nga Harris me 19 pikë, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Mateus

për Dallasin. Fiton edhe Orlando, që mposhti 111-109 Majemin në fushën e këtij të fundit, në një tjetër ndeshje me rivalitet dhe emocione. Pjesa e parë ishte më e mirë për Majami (u dallua Riçardson me 20 pikë), por miqtë përmbysën shifrat në pjesën e dytë falë 20 pikëve të

Hezonja. Skuadra e Sakramento­s fitoi 104-98 ndaj Çikagos, tjetër takim që dhuroi emocione në fund, ku vendësit fituan në minutat e fundit pas një takimi të dominuar nga Bulls. 6 lojtarë të skuadrës së Sakramento­s realizuan mbi 10 pikë, ndaj kolektivit­eti për këtë skuadër ishte

dhe arma fituese e ekipit vendës. Për miqtë nuk mjaftuan 27 pikët e La Vajn, që mbetën vetëm për statistikë. Fiton edhe ekipi i Denverit, që mundi 121104 Sharlot, në një ndeshje të dominuar nga skuadra vendëse. Kjo fitore mban vulën e Harris që realizoi 27 pikë,

duke qenë i papërmbajt­shëm dhe mjaft i saktë në gjuajtjet drejt koshit. Pa probleme fitoi edhe Jutah Xhaz, që mposhti 133109 Nju Orlans në fushën e kësaj të fundit, me miqtë që e dominuan sfidën falë 30 pikëve të Hud dhe 20 pikë të Rubios. Pas këtyre ndeshjeve tabela e renditjes kryesohet nga Boston (35 fitore e 19 humbje sezonale), Toronto (36-16), Klivland (30-21) dhe Uashington (31-22) në Lindje. Ndërsa në Perëndim kryesojnë Golden Stejt (41-12), Hjuston (38-13), San Antonio ( 34- 21) dhe Minesota (34-22).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania