Panorama Sport (Albania)

Mihaj tradhton Shpresat: Ndihem grek, pres ftesë

"Krenari për mua që të përfaqësoj kombëtaren greke"

-

Prejardhja dhe kom bi janë ndjesi që nuk mund t'i ketë çdokush. Në ditët e sotme të futbollit modern, për interesa financiare dhe profesiona­le, shumë lojtarë zgjedhin të mohojnë identiteti­n prej nga vijnë për të përfaqësua­r ngjyra të shteteve të tjera me të cilat kanë lidhje të profesioni­t për momentin. I tillë është edhe rasti i mbrojtësit Enea Mihaj. I ftuar në Kombëtaren U-21 të Shqipërisë rregullish­t, pretendon se tashmë ndihet grek. Me fjalët e bëra publike në deklaratën e dhënë për mediat greke, mbrojtësi ka deklaruar se është në pritje të përfaqësue­ses helene, duke mohuar mundësinë e pritjes për Kombëtaren Shpresa të Shqipërisë, si dhe të përfaqësue­ses A që drejtohet nga Panuçi.

MBROJTËSI - Futbollist­i i Panetoliko­s, prej disa javësh ka marrë vëmendjen e mediave greke me paraqitjet që ka bërë në ndeshjet e zhvilluara në Greqi. Nisur edhe nga fakti se në përfaqësue­sen Shpresa hapësirat për të nuk kanë qenë maksimale, pasi ai ka luajtur (ndaj Izraelit U- 21 në tetor 2016 dhe kundër Islandës U- 17 në 2017), 20-vjeçari ka vendosur të braktisë kuqezinjtë për kombëtaren helene. Tradhtia e djaloshit lidhet drejtpërdr­ejtë me atë që ai po përfiton nga mediat greke, të cilat e kanë ngritur në piedestal për çfarë ka treguar në fushë. Ndërkohë që lojtari me pasaportën greke është lodhur në pritje të shansit të tij në Kombëtare, kur do të ketë mundësitë për të treguar vlerat edhe me kuqezinjtë.

DEKLARATA - Nuk është hera e parë që në mediat greke flitet për Mihain që të tradhtojë Shqipërinë. Prej tij

ka pasur prononcime në mbështetje të përfaqësue­ses helene edhe në të shkuarën, ndërkohë që së fundmi ka theksuar qartësisht: "Unë u rrita këtu, vajta në shkollë këtu ( Greqi), ndihem grek dhe do të ishte nder për mua të luaj për Greqinë", ka

deklaruar Enea Mihaj për mediat greke. Në të shkuarën, shumë prej atyre që kanë pretenduar të jenë yje, kanë braktisur Shqipërinë, e cila, për ironi të fatit, në vitin 2016 luajti në Europian dhe shumë prej "yjeve" mbetën jashtë...

 ??  ?? Enea Mihaj me Panetoliko­s
Enea Mihaj me Panetoliko­s
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania