Panorama Sport (Albania)

Napoli-Juventus, një “El Clasico” e Serisë A

Sarri bazohet te loja, Alegri mbahet te një stol luksi

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Diarki... Kjo fjalë rrjedh nga gre qishtja: "dissos" ( dopio) dhe "arche" ( komandë). Në Greqinë e Lashtë, "diarkia" simbolizon­te një pushtet ose një autoritet me dy duar. Dy subjekte me fuqi të njëjta. Sot Seria A mbahet nga "diarkia" e Napolit dhe Juventusit, të ndara nga një pikë, ndërsa 18 skuadrat e tjera ndjekin nga shumë poshtë. Një situatë "alla spanjolle", ku për shumë vite me radhë është parë dueli BarcelonaR­eal Madrid, por jo në këtë sezon, pasi "galaktikët" kanë përfunduar shumë në prapavijë. Nëse Seria A do të ishte "La Liga" spanjolle, Napoli do të ishte Barcelona, për lojën e bukur dhe ngrohtësin­ë e popullit vendës... Ndërsa Juventusi do të vishej në rolin e Realit të Madridit, për pushtetin ekonomik dhe drejtues si klub dhe për forcën e lojtarëve. Napoli- Juventus, me pak fjalë, është rikthyer në një "El Clasico" italiane. I tillë kishte qenë në mesin e viteve ' 80, me rivaliteti­n PlatiniMar­adona. Por, sivjet, në duelin mes Mertensit e Higuainit, bie në sy një tjetër statistikë. Që nga sezoni 19941995, kur futbolli mori një tjetër kthesë (ristruktur­imi i 3 pikëve për fitore), dy të parat në renditje, pas javës së 23-të nuk kishin grumbullua­r së bashku kurrë kaq shumë pikë: 119 në total, 60 Napoli, 59 Juventusi. Maksimumi që ishte arritur, ishte 114 në sezonin 2013- 2014, me Juven në kuotën 60 dhe Romën 54. Seria A së fundmi ka qenë bipolare, në sensin e dy skuadrave që dominojnë, por ndoshta kjo nuk është edhe diçka aq e keq, përkundraz­i... Sot, katër ligat e tjera të mëdha të Europës, kanë vendosur fatin e tyre, me një klub të vetëm që vendos diktaturën e tij, që pas fazës së parë. Në Gjermani, Bajerni i Mynihut është praktikish­t kampion; në Angli, Siti ka hipotekuar Premier Ligë, ndërsa në Spanjë dhe Francë, Barcelona dhe PSG-ja janë në arrati... Me pak fjalë, "loja" është mbyllur kudo, me përjashtim të Italisë dhe do të ishte shumë bukur, sikur kjo sfidë të vazhdonte deri në minutën e fundit të kampionati­t. Prandaj, të ardhur në këtë pikë të sezonit, duket koha e duhur për të bërë një analizë për dy kryesueset.

Lojë dhe lojtarë

Napoli dhe Juventusi kanë "armë" të ndryshme për të dominuar. Kryesuesit mbajnë majën e renditjes, falë forcës së tyre, të lojës së rrjedhshme, sulmuese dhe spektakola­re. Ndërsa Juventusi bazohet te bollëku i lojtarëve, ku përveç titullarëv­e,

mund të mbështetet edhe te një pankinë e gjerë, me shumë talent, teknikë dhe forcë fizike, me pak fjalë, te dy skuadra me të njëjtët parametra. Në këtë aspekt, trajneri i Napolit, Mauricio Sarri, mbështetet gjithmonë te 12-13 lojtarë, një zgjedhje sa

e kërkuar, por edhe e detyruar. Kjo, për faktin se në stolin e Napolit, nuk ulen lojtarë të kalibrit tek të cilët mund të mbështetet trajneri i Juves, Masimilian­o Alegri. Dhe, natyrisht, kjo diferencë teknike mund të ndryshojë fatet e sprintit për titull. Nëse Sarri

ka në pankinë lojtarë si Diavara dhe Rog, Juventusi ka luksin që të mbajë aty njerëz si Duglas Kosta, Bernardesk­i, Barzalji, madje të bëjë për shumë javë edhe pa yje si Dibala, Bufon, Kielini, nëse këta mund të kalojnë dëmtime, apo thjesht të pushojnë, si zgjedhje teknike, për të rikuperuar forcat. Nëse në këtë pikë, Napoli ka një disfavor shumë të madh kundrejt Juventusit, nga ana tjetër, ky muaj e në vazhdim mund të ketë një peshë tjetër, e cila mund të ndihmojë më shumë të kaltrit, sesa bardhezinj­të. Javën e ardhshme rinis

udhëtimi në Europë, ku pa dyshim që Champions- i i Juves heq më shumë forca sesa Liga e Europës e Napolit, pa menduar se për më shumë, torinezët kanë edhe një gjysmëfina­le të Kupës së Italisë, për të luajtur dhe për të mos humbur me Atalantën, për të siguruar finalen e turneut. Prandaj, nëse këto skuadra do të vazhdojnë që të ruajnë të njëjtin ritëm, ndoshta do të jetë dueli direkt i javës së 34-t, ai që do të vendosë luftën për titull dhe të gjithë italianët këtë shpresojnë, pas 6 viteve dominim nga "Zonjë e Vjetër".

 ??  ?? Higuain shtrin Napolin në “San Paolo”, në fazën e parë
Higuain shtrin Napolin në “San Paolo”, në fazën e parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania