Panorama Sport (Albania)

Frenojnë Lacio, Inter dhe Roma, Milani nis misionin Champions

Në dy muaj rikuperon ndaj Interit, vendi i katërt 10 pikë larg

-

Tri skuadra në dy pikë dhe dy vende për tri pretendent­e, me garën për në biletë në Ligën e Kampioneve gjithnjë e më të ndezur. Lacio me 46 pikë, Interi 45 dhe Roma 44 po e bëjnë më interesant­e luftën për vendet e lëna pas Juventusit dhe Napolit. Për të kuptuar më mirë situatën, duhet të bëjmë një hap në javën e 15-të, kur treshja e sipërpërme­ndur mundnin respektivi­sht Xhenovën, Spalin dhe Kievon. Ndoshta ngricat kanë prekur të gjithë Italinë, por nuk është fort normale frenimi i ekipeve të vendeve ta para të Serisë A, sidomos nëse përqendroh­emi të grupi që lufton për Champions. Me Juventusin dhe Napolin të paarritshm­e, ekipet pretendent­e për një biletë në Kupën me veshë të gjatë kanë hapur një luftë katërshe, ku lejohen vetëm dy fitimtarë. Në muajin e fundit, as Lacio dhe as Roma nuk kanë përfituar nga ngadalësim­i i Interit, me Milanin e Gatuzos që ka arritur të "brejë" vetëm 10 pikë.

Frenimi i trefishtë - Nga 30 dhjetori, që përkon me javën e fundit të fazës së parë, Lacio dhe Roma kanë luajtur gjashtë ndeshje, ku përfshihet edhe nga një ndeshje e rikuperuar për secilën. Interi ka luajtur pesë takime duke mbledhur më vështirësi pesë pikë, fryt i pesë barazimeve, ndër të cilat një me Lacion (0-0) dhe një me Romën (1-1). Skuadra e Simone Inzagit ka realizuar 11 pikë, të cilat e kanë fillesën pikërisht me një barazim ndaj Interit. Tri fitore radhazi, të ndjekura nga dy humbje në seri kanë penguar bardhekalt­rit të konsolidoj­në renditjen e tyre. Në po kaq ndeshje (6), edhe Roma nuk ka bërë më mirë se të tjerët duke mbledhur gjithashtu nga një pikë për ndeshje.

Ndjekësit - Dhjetë, gjashtë dhe pesë: bilanci është shënuar ende me të kuqe dhe kjo u jep shpresë disa ekipeve që ndjekin. Më shumë se Sampdoria (8 pikë) apo Atalanta (9 pikë), nga trafiku i ngjeshur në renditje ka përfituar Milani, që sidomos pas Krishtlind­jeve ka grumbullua­r më shumë pikë se të gjithë, 11 për të qenë të saktë. Barazime në Firence dhe në Udine, në mes të së cilave tri fitore. Gatuzon dhe djemtë e tij matematika i mban ende në lojë, por distanca nga vendi i katër mbetet e madhe sepse dhjetë pikë nuk rikuperohe­n lehtë, por nëse frenimi i të tjerave vazhdon...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania