Panorama Sport (Albania)

Na ishte njëherë super-Interi, sot me hapin e... Beneventos

-

Kriza e Interit është e dukshme, duke parë klasifikim­in dhe e krahasuar me atë të 2 muajve më parë, kur skuadra që fitoi 5-0 në Kievo u ngjit e vetme në krye, "shkallë" ku nuk qëndronte prej 2 vitesh. Shumë gola të shënuar dhe pak (ose asnjë) të pësuar ishte "trendi" zikaltër, deri në atë pikë që, më pas, ka marrë rrugën e kundërt. Më shumë në sulm sesa në mbrojtje, megjithatë: sepse, me statistika­t në dorë, kuptohet që Ikardi me shokë po kalojnë një periudhë të errët, mbi të gjitha, nga pikëpamja ofensive. Sepse, nëse prapavija, edhe në 8 javët e fundit të tmerrit (6 barazime dhe 2 humbje: seri që "meritoi" barazimin e rekordit negativ të historisë) ka mjaftuar dhe ka lejuar "sa duhet" (mesatarja e golave të pësuar në ndeshje ka kaluar nga 0,7 në 1), rënia ka qenë e dukshme nga mesfusha e sipër.

PAK RASTE - Dhe shifrat ofrojnë një panoramikë më të qartë, mjafton të shohësh mesataren e golave të shënuar, dukshëm në zbritje (nga 2,2 në 15 javët e para, në 0,6 të regjistrua­r gjatë 8 javëve të fundit). E, nëse sulmi është ai që merr pjesën më të madhe të fajit, as mesfusha nuk duhet lënë pa "qortuar", përkundraz­i: Interi, në 15 ndeshjet e para të kampionati­t kishte krijuar 202 raste për gol, me vetëm Napolin (215) përpara tyre. Ndoshta loja nuk ishte spektakola­re, por së paku efikase: e gjithë skuadra dinte ç'duhet të bënte, në kohët dhe mënyrat e duhura. Një tjetër muaj me këtë rendiment rrezikon të shkaktojë "tërmetin" e radhës.

PIKËT - Një tjetër fakt, i lidhur ky me ndeshjen e së dielës ndaj Bolonjës: në "San Siro" do përballen si në pasqyrë dy skuadra që, në 8 javët e fundit, kanë grumbullua­r më pak pikë nga e gjithë Seria A: 6, po ashtu si Benevento e Memushajt e Gjimshitit. Më mirë ka arritur të bëjë vetëm Kievo, e ndalur në 2 pikë në 8 ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania