Panorama Sport (Albania)

"Reali favorit në Champions, nuk e dimë sa do mungojë Myler"

-

"Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Ishim shumë të përqendrua­r nga minuta e parë, nuk donim të rrezikonim në asnjë moment. Djemtë luajtën me zgjuarsi, rezultati tregoi se u zbavitëm dhe arritëm një kualifikim të rëndësishë­m për në gjysmëfina­le. Më pëlqeu grinta, kundërshta­ri zhvilloi lojën e tij, edhe pse luan në kategorinë e tretë. Për Tomas Mylerin duhet të presim ditët në vazhdim. Ai ndjeu dhimbje në kofshë dhe menjëherë vendosëm me stafin për ta zëvendësua­r, nuk mund të rrezikonim të humbitnim dhe Mylerin", tha Hejneks pas ndeshjes kundër Paderbonit. Gjatë një interviste për të përditshme­n "Sport1", trajneri i Bajernit ka folur për mundësitë e ekipit në luftën për trofeun e Ligës së Kampioneve. 72-vjeçari nuk ka hezituar të shprehet edhe për formën aktuale që po kalon

Reali i Madridit në kampionati­n spanjoll.

Sa janë shanset që Bajerni të shkojë në finalen e Champions-it?

Duhet të tregohemi realistë, kampionati dhe Liga e Kampionëve nuk janë e njëjta gjë.

Kemi hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion, dhe pse matematiki­sht nuk kemi siguruar asgjë. Ndërkohë Champions-i është një temë krejt tjetër.

Besoj se duhet të japim maksimumin që në ndeshjen e radhës ndaj Beshiktash­it.

I besoni krizës së Realit?

Mendoj se kriza e Realit është normale, çdo ekip ka rënie dhe ngritje brenda sezonit. Besoj se një nga arsyet e krizës është merkato, shitën lojtarë si Pepe dhe Morata, duke mos kryer asnjë përforcim në ekip gjatë merkatos së dimrit. Tjetër shpjegim për krizën mund të jetë fakti që shumë lojtarë nuk janë më të uritur për sukses. Por, ndaj Parisit do të jenë përsëri favoritë. Shumë mendojnë që Premier Liga është kampionati më i bukur për momentin?

Të shohim si do të paraqiten në kompeticio­net europiane Mançester Siti, Mançester Junajtid apo Totenhemi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania