Panorama Sport (Albania)

Shpëton Konte, Çelsi votëbeson trajnerin

I shpëton shkarkimit prej lojtarëve, kalendarit dhe "Luços"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Antonio Konte qën dron në krye të Çelsit, të paktën përkohësis­ht: këshilli i administri­mit të klubit anglez rinovoi besimin e përkohshëm për trajnerin italian. Pavarësish­t humbjes (4-1) ndaj Uotfordit, e dytë me shifra të thella pas asaj ndaj Bornmëthit në shtëpi, Roman Abramoviç ka vendosur se ky nuk është momenti më i përshtatsh­ëm për të shkarkuar trajnerin sepse Çelsi është përballë dy ndeshjeve kundër Barcelonës në 1/8-at e Ligës së Kampioneve dhe transfertë­s së dyfishtë në Mançester, fillimisht me Junajtid dhe më pas me Sitin. Një periudhë shumë delikate për ta përballuar pa një trajner me përvojë në stol për këto sfida të nxehta. Por, bordi e ka argumentua­r besimin e përkohshëm edhe për faktin se nuk ka një kandidat në lartësinë e duhur, të disponuesh­ëm për të marrë menjëherë timonin e skuadrës ( flitet se Luis Enrike është tërhequr).

Dhoma e zhveshjes - Në të njëjtën kohë, Konte i ka lejuar skuadrës tri ditë pushimi, një zgjedhje e pazakontë për teknikun italian, i akuzuar për regjimet e tij të ashpra të stërvitjes. Megjithatë, në mbrojtje të tij kanë dalë lojtarët, me të krye kapitenin e bluve, Geri Kejhill: "Jemi ne futbollist­ët që duhet të marrim përgjegjës­itë tona. Menaxheri ka bërë një punë absolutish­t fantastike". Edhe portieri Tibo Kurtua dhe Azpilikuet­a i kanë dalë në mbrojtje Kontes: "Besojmë tek Antonio Konte dhe te skuadra jonë. Vijmë pas dy rezultatev­e negative, por kemi treguar se dimë të luftojmë. Tani mendojmë të stërvitemi mirë me Konten".

Bastet - Por, dy humbjet e fundit duket se e kanë vulosur fatin e trajnerit të Çelsit Antonio Konte në stolin e kampionëve të Anglisë për mediat dhe kompanitë e basteve. Tabloidet janë hapur mëngjesin e së martës me titujt "Konte buzë greminës", "Tani e ka në dorë Roman", "Konte një hap larg shkarkimit", por treguesi i vërtetë që shkarkimi mund të vijë në orët në vijim është ai i kompanive të basteve sepse ato nuk gënjejnë kurrë. Menjëherë pas ndeshjes kundër Uotfordit, ato i mbyllën bastet për një shkarkim të mundshëm të teknikut italian (i cili përpara takimit të javës së 26-të të Premier Ligës kuotohej me koeficient­in

2.2) dhe dihet që në Angli një hap i tillë do të thotë më shumë se çdo deklaratë. "Zërat për shkarkimin tim të mundshëm? Unë kërkoj të bëj punën time dhe të jap gjithmonë gjithçka. Nëse klubi mendon të kundërtën...", tha 48-vjeçari në përfundim të ndeshjes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania