Panorama Sport (Albania)

60 vjet nga përplasja, Junajtid përkujton “Vogëlushët e Basbit”

Tragjedia e Mynihut, si u shua skuadra e "djajve"

-

Gjashtë shkurti është një ditë që Mançester Junajtid nuk do ta harrojë kurrë. Është data që përkon me tragjedinë ajrore të Mynihut, e cila la të vdekur 23 persona, mes të cilëve 8 lojtarë, 3 pjesëtarë të stafit të klubit, 8 gazetarë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Dje u përkujtua 60-vjetori i tragjedisë që u mori jetën simboleve të kësaj skuadre: Xhef Bent, Roxher Bajërn, Edi Kolman, Mark Xhons, Dejvid Peg, Tomi Tejlor, Lajam Uelan dhe Dankan Eduards. Skuadra e Mançester Junajtid e asaj kohe, e njohur me pseudonimi­n "Vogëlushët e Basbit" (Busby Babes) për nder të trajnerit Met Basbi dhe shkak të moshës së re të skuadrës, ishte një nga ekipet më forta të historisë. Çfarë ndodhi - Ishte 6 shkurti i vitit 1958, kur Mançester Junajtid po kthehej nga Beogradi, pasi kishte luajtur ndeshjen e Kupës së Kampioneve përballë Cërvena Zvezdës (3-3), me anglezët që u kualifikua­n në gjysmëfina­le. Por avioni u ndal në Mynih për t'u furnizuar me karburant. Avioni tentoi dy herë të ngrihej dhe në të dyja rastet dështoi për shkak të borës dhe baltës që kishte pushtuar pistën. Tentativa e tretë rezultoi fatale dhe shkaktoi atë që historia e njeh si tragjedinë më të madhe ajrore në historinë e futbollit.

Ceremonia - Në "Old Trafford" dje u mbajt një ceremoni madhështor­e përkujtimo­re përpara 2 mijë tifozëve, në të cilën nuk mungoi as ish-trajneri Sër Aleks Ferguson, Zhoze Murinjo me lojtarët dhe legjenda që i mbijetoi aksidentit, Sër Bobi Çarlton. Në orën 15:04 (koha ekzakte e aksidentit të gjashtë dekadave më parë) u mbajt një minutë heshtje dhe, më pas, u lexuan fjalimet prekëse dhe poema.

 ??  ?? Skuadra e Met Basbit
Skuadra e Met Basbit
 ??  ?? Mbetjet e avionit pas përplasjes në aeroportin e Mynihut
Mbetjet e avionit pas përplasjes në aeroportin e Mynihut
 ??  ??
 ??  ?? Aleks Ferguson, Zhoze Murinjo dhe Pol Pogba gjatë ceremonisë së djeshme
Aleks Ferguson, Zhoze Murinjo dhe Pol Pogba gjatë ceremonisë së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania