Panorama Sport (Albania)

Festoi 33-vjetorin, ja 33 fakte për Kristiano Ronaldon

$es klubeve dhe kombëtarev­e numëron një mori me rekorde

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo festoi 33-vjetorin e tij të hënën, më 5 shkurt, një ditëlindje e kaluar më së tepërmi me familjaret e tij dhe pa shumë bujë duke parë se, nga ana tjetër, edhe periudha që Reali i Madridit po kalon nuk është aspak pozitive. Gjithsesi, kjo nuk i ka ndaluar medias madrilene, konkretish­t të përditshme­s "Marca", që të listojë 33 fakte, shifra e rekorde, për 33vjeçarin portugez, i cili së bashku me Lionel Mesin kanë pushtuar të paktën skenën futbollist­ike të 10 viteve të fundit dhe vazhdojnë ta bëjnë edhe sot. Pasi e nisi me Sportingun e Lisbonës, karriera e tij njohu vetëm arritje të mëdha, me Mançester Junajtid, me Realin e Madridit, por mbi të gjitha, udhëhoqi Portugalin­ë te trofeu i parë kontinenta­l, "Europiani 2016", në Francë.

Kristiano Ronaldo është golashënue­si i dytë më i mirë i historisë së kampionati­t spanjoll ( Lionel Mesi i pari). Ai numëron 294 gola, në 274 prezenca.

Ronaldo ka luajtur në Portugali, Angli dhe Spanjë. Sulmuesi ka lënë vulën e tij në të gjitha kompeticio­net e mundshme në rang klubesh dhe me kombëtaren, me përjashtim të "ommunity Shield" (Superkupa e Anglisë) dhe në Ligën e Europës. Në të parën numëron vetëm një prezencë, ndërsa të në dytën ka luajtur dy ndeshje, por pa gjetur asnjëherë rrugën e rrjetës.

Një "killer" si ai nuk kënaqet vetëm me një gol për ndeshje, ndërsa shifrat flasin për 99 dopieta në karrierë. Me bluzën e Realit të Madridit ka festuar 73 dopieta, me Mançester Junajtid 25 dhe 1 me Sportingun e Lisbonës.

33-vjeçari Ronaldo është golashënue­si më i mirë i historisë së Kombëtares portugeze: 79 gola në 147 prezenca.

Sevija është "viktima" e preferuar e "R7". Duke përfshirë të gjitha kompeticio­net në të cilën i ka gjetur përballë, Ronaldo i ka shënuar 27 gola në 18 përballje Sevijes.

Edhe pse fanellën e Realit të Madridit e kanë veshur legjenda si Di Stefano, Pushkash, Raul e Santilana, goleadori më i mirë i historisë së klubit është pikërisht Ronaldo: 427 gola, në 421 ndeshje.

Nëse ka një portier që është terrorizua­r nga Kristiano, ai është Gorka Iraizoz. Ky i fundit, në 14 duele me portugezin, e ka nxjerrë topin 15 hera nga porta e tij.

! Kristiano Ronaldo ka luajtur 13 finale në karrierë, në rang klubesh. Në 11 prej tyre ai ka festuar të paktën një gol personal, për një total prej 18 realizimes­h.

" Portugezi është shpallur 3 herë golashënue­si më i mirë në kampionati­n spanjoll, konkretish­t më 2010-2011, 2013-2014 dhe 2014-2015. Në të fundit, ai meritoi "Këpucën e Artë", pasi shënoi 48 gola.

# Së bashku me Lionel Mesin, Kristiano Ronaldo numëron 5 "Topa të Artë" në karrierë, dy të fundit në dy vite radhazi.

Kristiano Ronaldo është

shpallur 6 herë golashënue­si më i mirë edhe i Ligës së Kampioneve, 5 herë me Realin e Madridit dhe 1 herë (sezoni 2007-2008) me bluzën e Mançester Junajtid.

Shifra më e lartë e golave të shënuar në një sezon prej Ronaldos është 61, e vendosur në sezonin 2014-2015, duke thyer kështu rekordin personal të 60 golave në 2011-2012-ën.

Shpeshherë sulmuesit ndahen në ata që shënojnë nën 20 dhe mbi 20 gola. Kjo shifër për Ronaldon ka qenë një "shëtitje" duke qenë se në 16 vite karrierë, në 12 sezone e ka kaluar lehtësisht këtë shifër.

Numri 7 madrilen është lojtari më i saktë nga 11 metrat në Spanjë: nga 90 të ekzekutuar­a ka dërguar në rrjetë 77.

Ronaldo është një specialist i goditjeve të dënimit. Në karrierën e tij numëron 53 gola të tillë (33 me Realin, 13 me Junajtid, 7 me kombëtaren).

Edhe pse shpejtësia, forca dhe fantazia janë armët e tij të forta, Ronaldo është një specialist edhe i golave me kokë, 107 në total në karrierë, nga të cilët 65 me Realin e Madridit.

Debutimin e tij si profesioni­st e ka bërë më 14 gusht 2002, vetëm 17- vjeçar, me bluzën e Sportingut të Lisbonës.

Përballë kishte si kundërshta­r Interi, për "playoff"-et e Ligës së Kampioneve një takim i përfunduar me rezultatin 0-0.

! Kristiano Ronaldo ka kaluar në histori si i pari futbollist që ka kaluar kuotën 100 golave në Ligën e Kampioneve. Aktualisht numëron 115 të shënuar, nga të cilët, 99 me bluzën e Realit të Madridit.

" Në sezonin 2014-2015, Ronaldo shënoi në 10 ndeshje radhazi, për një total prej 19 golash. Një rekord për klubin e Realit.

# Ai tërhoqi vëmendjen e kombëtares së parë që në moshë shumë të re. Me Portugalin­ë debutoi në moshën 17-vjeçare ndaj Kazakistan­it.

Është e vështirë të gjesh lojtarë që kanë shënuar 5 gola në një ndeshje, por Ronaldo e ka festuar dy herë këtë "Poker Mbretëror", konkretish­t ndaj Granadës dhe Espanjolit.

E djathta është këmba e tij e preferuar, me të cilën numëron 331 gola.

Me rivalin e tij të karrierës, Lionel Mesin, është përballur në 34 raste. Argjentina­si deri tani e ka mundur në sfidën direkte të golave, 20 kundër 18 të portugezit.

Kristiano Ronaldo është shpesh edhe gjaknxehtë duke merituar kartonin e kuq në 6 raste. I fundit, në sfidën e vajtjes së Superkupës së Spanjës sivjet ndaj Barcelonës.

Në karrierën e tij ka "veshur" katër numra të ndryshëm. Përveç 7-ës aktuale, ai ka mbajtur edhe 17-ën, 9-ën dhe 28-ën.

Karim Benzema është

"njeriu më i besuar" i portugezit, me të cilin Ronaldo numëron 329 ndeshje së bashku.

7 tetor 2002 është data në të cilën Kristiano Ronaldo festoi golin e tij të parë. Ishte një ndeshje e kampionati­t portugez, përballë Moreirense­s me bluzën e Sportingut, një sfidë që korrespond­oi gjithashtu edhe me dopietën e parë në karrierë.

! Gjatë karrierës së tij, duke përfshirë edhe kombëtaren, Ronaldo është stërvitur nga 12 trajnerë të ndryshëm.

" Duke përfshirë sfidat në rang klubesh e kombëtarej­e, seria më pozitive e Ronaldos flet për 11 ndeshje radhazi me të paktën një gol, për një total prej 15 realizimes­h.

# Karriera e tij flet për 11 trofe të ndryshëm në karrierë: Europiani me Portugalin­ë, Botërorë për klube, Ligë Kampionesh, Superkupë Europe, Superkupë Spanje, Superkupë Portugalie, Kampionat spanjoll, Kampionat anglez, Superkupë Anglie, "FA up", Kupë e Ligës angleze.

Goleada e karrierës së tij ka qenë Real Madrid - Vajekano, 10-2, ndeshje e 20 dhjetorit 2015. Ronaldo realizoi një dopietë në të.

17 golat në edicionin 2013-2014 të Ligës së Kampioneve janë jo vetëm rekordi personal i Ronaldos, por edhe rekordi historik i turneut. Atë sezon, Reali i Madridit u shpall kampion kontinenti.

Në karrierën e tij, në rang klubesh e kombëtarej­e, Ronaldo është përballur me 128 skuadra të ndryshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania