Panorama Sport (Albania)

esi ën mer at n e Bar ës ër i n istën e erës

(ulmuesi apel klubit, do me )do kusht *labën

-

Lionel Mesi është i plotfuqish­mi i klubit të Barcelonës. Edhe pse talenti i tij është mbuluar së fundmi me ar (kontratë prej 50 milionë eurosh në vit, por që mund të shkojë deri në 122 milionë euro, me bonuset dhe fitoren e Champions-it), sulmuesi argjentina­s duket se ka edhe veton e drejtuesit. Sipas asaj që zbulon media angleze, "Pleshti" u ka dërguar krerëve të klubit një listë personale në lidhje me emrat që i nevojiten Barcelonës për të përforcuar grupin dhe afruar në merkaton e verës. Argjentina­si mësohet se këtë listë e ka përpiluar së bashku me krahun e tij të djathtë të repartit, sulmuesin tjetër, Luis Suarez, ku objektivi kryesor është David Alaba i Bajernit të Mynihut, edhe pse lista mendohet që të ketë edhe emra të tjerë si Arthur i Gremios, Hektor Bejerin i Arsenalit, por edhe disa emra të tjerë që ndoshta pritet të bëhen publikë në ditët e ardhshme. Lionel Mesi nuk është hera e parë që vendos kushte në kryerjen e merkatos së Barcelonës duke menduar afrimin në fillim të sezonit të braziliani­t Paulinjo. Numri 10 i Barcelonës, në miqësoren e një viti më parë mes Argjentinë­s dhe Brazilit (1-0), e cila u luajt në Australi më 9 qershor 2016, pa Mesin që të markohej gjatë të gjithë sfidës nga Paulinjo. Loja e rivalit të tij i pëlqeu aq shumë Lionelit sa në fund i kërkoi jo vetëm braziliani­t që të ndërronin së bashku fanellat, por edhe e ftoi te Barcelona. Një

tratativë që nuk vonoi, madje katalanasi­t paguan 42 milionë euro për t'ia shkëputur kinezëve të Guangzhu Evergrande­s lojtarin në fjalë. Prandaj, duke parë pushtetin e Lionel Mesit, tani i takon Bajernit të Mynihut të ruhet sepse Barça do tentojë verën e ardhshme që t'ia plotësojë Mesit edhe dëshirën për Alabën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania