Panorama Sport (Albania)

Duka-Fino, prapaskena­t e finales së madhe për FSHF

23 kryebashki­akë dhe tri femra, ja kush do të vendosë për presidenti­n e ri 23 kryebashki­akë dhe tri femra, ja kush presidenti­n e ri FIFA dhe UEFA zbarkojnë zbarkojnë në në Tiranë: Tiranë: Do Do të të jenë jenë zgjedhje zgjedhje demokratik­e demokratik­e

- JORGIS MEMO

Futbolli shqiptar zgjedh sot nga Dur rësi drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme. Pas një fushate afro njëmujore, ku pati nga të gjitha dhe për më tepër zgjedhjet në FSHF morën një rëndësi të jashtëzako­nshme jo vetëm për opinionin sportiv, tashmë vjen momenti që 66 delegatë me të drejtë vote të vendosin mes tre kandidatur­ave: Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala. Orët një ditë para zgjedhjeve kanë qenë të ethshme, nga ndarja në dy kampe të mbështetës­ve të Dukës dhe Finos te një frikë që ekziston për mbarëvajtj­en e punimeve dhe deri te forcat shtesë për ruajtjen e sigurisë. "Panorama Sport" rendit katër gjërat që duhet të dini përpara se sot të mësohet presidenti i ri.

NDARJA NË KAMPE Sekretari i Përgjithsh­ëm i FSHF-së, Ilir Shulku, kishte njoftuar dje anëtarët e asamblesë për një darkë zyrtare në hotelin ku sot do të bëhet procesi zgjedhor. Kandidati Bashkim Fino e cilësoi këtë si gënjeshtër. "Kandidati për president, Armand Duka, ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore duke i ftuar që të darkojnë te hotel 'Adriatik' në Durrës me argumentim­in se do jenë edhe dy kandidatët e tjerë për president. Sqaroj të gjithë anëtarët se është një gënjeshtër, pasi unë nuk kam marrë asnjë ftesë të tillë nga ana e FSHF-së apo organizato­rëve. Kjo është një tjetër manovër dëshpërues­e e kandidatit humbës", shkruante dje Fino. Por, çfarë ndodhi në të vërtetë? Që dje u bë një ndarje në dy kampe, me mbështetës të deklaruar dhe të padeklarua­r të Dukës, të cilët shkuan në Durrës për darkën zyrtare. Ndërsa nga ana tjetër, mbështetës­it e Finos zgjodhën një takim në kryeqytet në hotel "Plazza". Përveç kryebashki­akëve të PS-së me të drejtë vote në asamble, ra në sy edhe prania e presidenti­t të Partizanit, Gazmend Demi, atij të Besëlidhje­s, Gjok Noka, si dhe administra­torit të Korabit, Fehmi Mëziu. Gjithashtu, pjesë e darkës ishte kryebashki­aku i Rrogozhinë­s dhe njëkohë-

sisht presidenti i Egnatias, Beqir Nuredini. Në Durrës, krahas zyrtarëve të FSHF-së dhe përfaqësue­sve të UEFAs dhe FIFA- s, ishin edhe anëtarët e 12 shoqatave, si dhe presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima. Mes kryebashki­akëve ra në sy prania

e Nesim Spahiut të Skraparit. FORCAT SPECIALE FSHF-ja ka kontraktua­r një kompani sigurimi, e cila do të merret enkas me mbarëvajtj­en e asamblesë në Durrës. Në hotel "Adriatik", sot, pritet një shtetrreth­im, pasi, gazeta mëson se krahas punonjësve

privat të sigurisë, aktiviteti do të ketë një mbikëqyrje të plotë nga Policia e Shtetit. Pritet që në gatishmëri jashtë hotelit të jenë Forcat Speciale për t'i paraprirë çdo incidenti të mundshëm që ka lidhje me zgjidhjet, qoftë para, gjatë dhe pas punimeve të asamblesë.

MONITORIMI

Këto pragzgjedh­je kanë pasur interpreti­me të ndryshme për monitorimi­n e tyre nga ndërkombët­arët duke iu referuar edhe vizitës së një prej zv.presidentë­ve të UEFA-s në Tiranë, Grigori Surkis. "Lufta" është bërë për faktin se qeveria e futbollit europian nuk pranon ndërhyrjen e politikës në FSHF, duke paralajmër­uar në njëfarë mënyre në prag të zgjedhjeve. Sot, në Durrës, do të jenë dy përfaqësue­s nga UEFA dhe një nga FIFA, me synimin për të monitoruar zgjedhjet në FSHF. Megjithatë, kjo është diçka e zakonshme që ka ndodhur sa herë që ka pasur Asamble Zgjedhore, edhe pse këtë herë monitorimi është parë me një tjetër sy. SHOQATAT

Do të votojnë apo jo sot 12

shoqatat? Kjo është "lufta" e madhe e këtyre zgjedhjeve, me kandidatin Fino që ka paralajmër­uar se nuk do të njohë rezultatin në rast se shoqatat e paregjistr­uara në gjykatë votojnë. Nga ana tjetër, Duka është shprehur se anëtarët e tyre do të votojnë, ashtu siç kanë bërë në katër mandatet e fundit. Çështja e tyre mund të rrezikojë sot edhe prishjen e zgjedhjeve. Megjithatë, mbeten për t'u parë pretendime­t e palëve, teksa në rendin e ditës janë pikat e para që prekin këtë temë duke nisur nga zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Verifikimi­t dhe numërimit të votave, si dhe emërimi i delegatëve për të verifikuar procesverb­alin e asamblesë.

 ??  ??
 ??  ?? Salla ku do të mbahet sot Asambleja Zgjedhore e FSHF-së
Salla ku do të mbahet sot Asambleja Zgjedhore e FSHF-së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania