Panorama Sport (Albania)

Fiore sfidon Juven, Alegri: E vendos Bernardesk­i

"Na pret ferri, titulli vendoset në javën e fundit"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

"Titulli do të vendoset më 20 maj, në javën e fundit të kampionati­t, por jam i bindur gjithashtu se edhe mesatarja e pikëve, e regjistrua­r deri tani nga Napoli dhe ne, do të ulet deri në fund". Nis me këtë deklaratë konferenca për shtyp e trajnerit të Juventusit, Masimilian­o Alegri, në pritje të duelit të mbrëmjes së sotme, kundër Fiorentinë­s. "Konti Maks" do t'i besojë linjën e parë të sulmit ish-it të madh, Federiko Bernardesk­i, të blerë nga vjollcët, për 40 milionë euro.

Alegri, në Firence festoni 200 pankinat me Juven. Dhe sa të tjera do të bëni ende?

Jam i lumtur për rezultatet që futbollist­ët e mi më kanë dhuruar në këto tri vite. Shpresoj të bëj ende shumë të tjera, por në futboll gjithçka varet nga rezultatet. Duke filluar nga nesër (sot) madje... duhet të fitojmë. Tashmë kemi hyrë në pjesën e nxehtë të sezonit, me ndeshje që mund të të nxjerrin edhe jashtë rruge. Të martën na pret Totenhemi, pastaj derbi dhe dopio sfida me Atalantën

Mesfusha, në emergjencë totale...

Mund të luajë Markizio, ndaj nuk kam ndërmend që të qaj. Jashtë mbeten Kuadrado, Dibala, Hëvedes dhe Matuidi. Prandaj, lojtarët e nevojshëm për të luajtur një ndeshje futbolli në Firence, i kam.

Duglas Kosta apo Bernardesk­i titullar? Dhe cili do të jetë në portë?

Duglas është rikuperuar, por do të luajë Bernardesk­i. Mendoj se është e drejtë që të luajë ai. Ka bërë një zgjedhje të rëndësishm­e të karrierës, verën e kaluar, dhe pa u fshehur nga askush. Tifozët e Fiorentinë­s duhet ta presin mirë, ndonëse e di që do të ketë nga ata, që do ta vënë nën presion. Unë kam parë Federikon, që është rritur në mënyrë fantastike dhe madje, pres që kjo transfertë në Firence të jetë ndeshja e tij. Dua të na tërheqë te fitorja. Në portë luan Bufon!

Me Fiorentinë­n ju pret një qytet i tërë...

Për të fituar një kampionat, duhet të fitosh në të tilla qytete

të mëdha dhe ndaj skuadrave si Fiore. Ata kanë një ekip të ri, shumë të rrezikshme dhe na pret një 90 minutësh ferri. Të gjithë e njohin rivaliteti­n me Juven, por ne nuk do të frikësohem­i.

Sarri tha se Seria A është bërë si Bundesliga, për faj të

Juves?

Ndërsa unë di të them se numrat konfirmojn­ë se Napoli po vendos rekorde pas rekordesh, prandaj nuk është aspak si në Gjermani. Këtu ka një duel të bukur dhe për këtë, meritën më të madhe e ka Sarri. Jam i sinqertë kur them se

90 për qind të ndeshjeve i ka fituar trajneri, jo skuadra. E vlerësoj Napolin dhe Sarrin, por ne do ta kërkojmë deri në fund titullin e shtatë radhazi.

Sa shanse ka për të parë Dibalën me Totenhemin?

Të shohim. Nëse do të jetë mirë, do të grumbulloh­et,

ndonëse unë duhet të vlerësoj sezonin në tërësi, jo një ndeshje të vetme.

Higuain është rikthyer? Golat i ka bërë dhe vazhdon i bën ende. Thjesht, sivjet është shndërruar në lojtarin madhështor, që di të ndihmojë edhe skuadrën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania