Panorama Sport (Albania)

Partizani ndryshon mbrojtjen, “zbor” Tiranës për fushën

Sulmuesit provojnë shënjestrë­n, rikthehen me grupin o ha, sani e Telushi

- ARMAND HALILI

Pas një dite mungese për shkak se ishte në Asamblenë Zgjedhore të FSHF- së, Sulejman Starova është rikthyer sërish dje në krye të përgatitje­ve te Partizanit. Trajneri po mendon për formacioni­n që do të hedhë në fushë në ndeshjen e radhës ndaj Laçit dhe ndryshimet duket se do të nisin nga mbrojtja. Në stërvitjen e djeshme, tekniku është parë të provojë në formacion dyshen Gojkoviç-Belica. Ky i fundit është aktivizuar në takimet e fundit dhe ka bërë një paraqitje të mirë, ndërsa do të shihet nëse tekniku kryeqyteta­s do të eksperimen­tojë me boshnjakun e afruar gjatë merkatos së janarit. Pjesa tjetër e skuadrës nuk pritet të ketë ndryshime dhe do të jenë të njëjtët lojtarë si në takimin e fundit ndaj Kamzës. Ndërkohë, që trajneri Starova ka aplikuar me mesfushorë­t dhe sulmuesit goditjet nga distanca të portës, ku lojtarët nuk kanë gabuar në pothuajse asnjë rast. Një nga udhëzimet që trajneri do t'i lërë ndihmësit të tij, Dalipit, në ndeshjen ndaj Laçit, do të jetë pikërisht gjuajtja e portës kundërshta­re. Kjo, për shkak se trajneri do të vazhdojë të vuajë dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. RIKTHIMET

Të kuqtë nuk priten të kenë

mungesa në këtë ndeshje, pasi në stërvitjen e djeshme me skuadrën janë bashkuar edhe Alban Hoxha, Bruno Telushi dhe Jasir Asani. Portieri kishte marrë një ditë më shumë leje dhe nuk kishte probleme dëmtimi. Ndërsa Telushi duket se e ka kaluar

problemin gripal, me të cilin u përballa në ndeshjen e fundit ndaj Kamzës, ku nuk arriti të qëndronte deri në fund të takimit. I vetmi që shqetësont­e më shumë trajnerin ishte Jasir Asani, autori i dy golave që i dhanë Partizanit fitoren javën e shkuar. Lojtari

mori një goditje dhe pësoi hematomë, ndërsa konfirmoi se kishte vështirësi në ecje dhe ndiente dhimbje. Por, dje ai është bashkuar me skuadrën në ndeshjen e kontrollit që trajneri ka zhvilluar dhe nuk ka shfaqur probleme, çka tregon se do të jetë

gati për takimin ndaj kurbinasve. Kështu që, së bashku me Bardhin e Prognin, Asani do të vazhdojë të mbajë peshën e sulmit te të kuqtë, në kërkim të një tjetër fitoreje, që do të fuste Partizanin në zonën që garanton pjesëmarrj­en në Europë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania