Panorama Sport (Albania)

Tirana-Tomori, një anglez frymëzon bardheblut­ë

Majkëll Ngoo: Nuk largohem pa e kthyer sërish në majë këtë ekip

- ADELA MERKO

I kanë mjaftuar pak muaj në Shqipëri, që të tojë simpatinë e sportdashë­sve. Fillimisht tërhoqi vëmendjen prej shtatlartë­sisë, që më shumë i shkon për shtat një basketboll­isti. Por, me kalimin e javëve dëshmoi se është një sulmues, që mund të bëjë diferencën te Tirana. Gjithkush ta kuptojë që jemi duke folur për Majkëll...

Ikanë mjaftuar pak muaj në Shqipëri, që të fitojë simpatinë e sportdashë­sve. Fillimisht tërhoqi vëmendjen prej shtatlartë­sisë, që më shumë i shkon për shtat një basketboll­isti. Por, me kalimin e javëve dëshmoi se është një sulmues, që mund të bëjë diferencën te Tirana. Gjithkush e ta kuptojë që jemi duke folur për Majkëll Ngoonë, anglezin që prej shtatorit po mbron ngjyrat e 24 herë kampionëve të vendit, që këtë vit militojnë në Kategorinë e Parë. Autori i 7 golave me bardheblut­ë, në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", parashikon fitoren e radhës ndaj Tomorit. Gjiganti i sulmit nuk ngurron që të flasë edhe për të ardhmen e tij, ndërsa hapur e thotë që do të provojë edhe Superioren. Beson te kualifikim­i ndaj Kukësit, sakaq rrëfen se mbrojtësi më i vështirë që ka hasur deri më tani, është... Turtulli.

Vuajtët shumë në Cërrik, a i keni marrë masat për të mos përsëritur të njëjtën gjë me Tomorin?

Jo, këtë herë do të luajmë fort. Të gjithë ishin të qetë para ndeshjes me Turbinën dhe shkuan në këtë transfertë, duke menduar se do të ishte e lehtë, por tani e dimë që nuk ka kundërshta­rë të tillë, ndaj nesër ( sot) do të shihni një Tiranë më të fortë mendërisht dhe fizikisht.

Gjatë fazës së parë fitu- at me vështirësi kundër Tomorit, madje keni thënë se ishte një kundërshta­r i fortë, të cilin e kishit hasur deri në atë pikë. Mendoni ende kështu?

Tomori është një ekip i mirë, por unë nuk kam frikë prej tyre. Skuadra jonë ka cilësitë për t'i mposhtur ata!

Ishit shpëtimtar­i i Tiranës në ndeshjen e fundit dhe shkuat në 7 gola...

Në ndeshjen e fundit patëm shanse që të shënonim më shumë gola. Nëse nuk do e shpëtoja unë, jam i sigurt që dikush tjetër do e bënte. Sigurisht, jam i

lumtur që kam shënuar, nuk mund ta mohoj këtë. Ne jemi një skuadër, që shënon shumë gola, ndaj nuk ka rëndësi kush e dërgon topin në rrjetë. Për ne vlejnë vetëm pikët. Kështu që nuk ka rëndësi kush shënon, për sa kohë ne fitojmë.

I keni vendosur ndonjë qëllim vetes, sa gola doni të shënoni?

Do të përpiqem të bëj sa më shumë që të mundem, për të rikthyer Tiranën e madhe.

Keni pasur shumë oferta në janar, pse vendosët që të qëndronit?

Për një motiv të thjeshtë, sepse unë jam kam ardhur këtu për të përfunduar një punë që kam nisur. Po luftojmë për ekipin e Tiranës dhe tifozët sepse ata meritojnë shumë më shumë. Unë nuk isha sezonin e kaluar këtu, por shpresojmë që këtë vit, bashkërish­t, t'u japim atyre mundësinë për të festuar.

Po vitin tjetër ç'do të ndodhë?

Do të doja të luaja në Superiore sezonin e ardhshëm, dua të jem një problem për çdo mbrojtës në këtë ligë! Por nëse vjen ndonjë ofertë që është e mirë për klubin dhe e mirë për mua, atëherë do ta shqyrtojmë atë. Por KF Tirana

është ekipi im dhe unë kam vetëm një prioritet, të luaj çdo ndeshje për këto ngjyra, sikur të ishte loja e fundit në karrierën time.

Çfarë prisni nga ndeshja me Kukësin, është i mundshëm kualifikim­i për në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë?

Nuk kam frikë nga Kukësi dhe asnjë ekip tjetër në botë, unë do të jap më të mirën time në këtë ndeshje! Nëse do të jetë e shkruar, atëherë do fitojmë dhe kualifikoh­emi. Por unë e di se ekipi ynë, KF Tirana, ka kualitetet për të mposhtur Kukësin. Trajneri ynë do të na përgatisë mirë këtë takim dhe secili lojtar do të japë 110% në fushë.

Kategorinë e Parë, me cilën ligë në Angli do ta krahasonit për forcën apo rivaliteti­n?

Nuk mund t'i krahasoj kampionate­t, pasi në Shqipëri ka shumë lojtarë të mirë. Nëse disa futbollist­ë do të kishin mundësi të luanin në Premier Ligë apo në Championsh­ip, jam i sigurt që do ia dilnin mbanë.

E fundit, më thoni emrin e një mbrojtësi që ju ka futur në telashe në Shqipëri?

Marvin Turtulli më hap telashe gjithnjë në stërvitje.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania