Panorama Sport (Albania)

Shehi: Marrim trepikëshi­n dhe "vrasim" titullin

-

Skënderbeu do të presë sot, në orën 18:00, Flamurtari­n, në një ndeshje mjaft të rivalizuar, përballë ekipit të vendit të dytë. Kapiteni i korçarëve, Orges Shehi, në një intervistë për mediat, nuk mendon për asnjë rezultat tjetër, veç fitores në këtë përballje, e cila do t'i çonte korçarët drejt fitimit të sigurt të titullit kampion.

Shehi, mendon se Skënderbeu e ka gjetur ritmin pas fitoreve?

Besoj se po, pasi para Vllaznisë kemi pasur edhe një ndeshje Kupe. Vinim nga një ndeshje jo e mirë në kampionat me Luftëtarin dhe nuk ishim atje ku duhet. Ekipi ishte në "ajër", nuk ishim ulur akoma në "tokë". Por këto dy takime treguan se Skënderbeu po rikthehet atje ku ishte.

Pas humbjes në Gjirokastë­r, ju, Vangjeli dhe Radas nuk e përballuat dot tensionin. Mund të na tregosh se çfarë ndodhi?

Nuk ka qenë tension, por një acarim i momentit, pasi një ekip me kaq kualitete dhe kaq qetësi nuk mund të shpërbëhet në një ndeshje. Pas barazimit të Flamurtari­t dhe fitores suaj në Shkodër, diferenca me vlonjatët ka shkuar në tetë pikë. Ju jep qetësi një gjë e tillë?

Sigurisht, kampionati është i tillë, siç kanë përfituar të tjerët nga humbja jonë me Luftëtarin, përfituam edhe ne nga frenimi i tyre. Tetë pikë nuk janë as shumë, as pak, por na japin qetësi. Sa ndryshon ndeshja e nesërme ( sot) nga ajo me Vllazninë? Janë dy ndeshje, që ndryshojnë nga njëra- tjetra. Kemi përballë Flamurtari­n e vendit të dytë, që është një skuadër mjaft e fortë. Ne luajmë në fushën tonë dhe do të bëjmë maksimumin për të marrë trepikëshi­n dhe për të tentuar shkëputjen në renditje. A mendon se kampionati mund të prishet pas kësaj ndeshjeje, sa i takon çështjes së titullit? Ne atë duam, që ta mbyllim sa më shpejt çështjen "Titull". Pra, në mënyrë figurative, duam ta prishim kampionati­n. Ne do të luajmë për tri pikët dhe marrja e tyre na jep qetësi dhe vazhdimësi. Prandaj, do të hyjmë me qëllim maksimal në këtë takim, ashtu siç kemi bërë çdo ndeshje, që jemi futur në fushë për t'i fituar.

Por, mos harroni se edhe Flamurtari vjen për të njëjtin objektiv...

Unë nuk dua të merrem fare me rivalët dhe kundërshta­rët. Objektivat e tyre i dinë ata dhe ajo është punë e tyre. Ne jemi Skënderbeu dhe do të mundohemi të fitojmë me patjetër.

Që do të thotë?

Ne jemi Skënderbeu dhe është historia që na vjen prapa. Që do të thotë se, jemi skuadra që luan gjithnjë për fitore.

Si e shikoni rrugën drejt titullit, tani që u mbyllën dy fazat e para të kampionati­t dhe nis e treta? Normalisht, sa herë që ikin javët dhe diferenca mbetet e njëjtë, ne i afrohemi më shumë titullit. Por, duhet të bëjmë kujdes pasi në sistemin trepikësh, kjo diferencë mund të përmbyset shumë shpejt. Mjaftojnë dy ndeshje të gabuara dhe i ke pas shpine ekipet e tjera. Duhet të jemi të përqendrua­r te kjo ndeshje, që mbetet një mundësi e mirë për të thelluar diferencën. Flamurtari është një skuadër kompakte, që luan fort, por nuk na impresiono­n aspak. Ne jemi në rrugën e duhur për titullin. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania