Panorama Sport (Albania)

Kamza, Qarri paralajmër­on: Mos u çudisni kur ta surprizojm­ë Kukësin

Presidenti: S'dalim pa pikë, ndeshjen e fundit na barazuan me "hile"

-

Me një fushë në kufijtë e përmasave të lejueshme, stadiumi "Zeqir Ymeri", ndeshjet ndaj ekipit vendës janë shumë të vështira për t'u kaluar dhe këtë e ka provuar Skënderbeu, Partizani e të gjitha ekipet e Superiores me radhë. Por, për Naim Qarrin, Kukësi nuk është një skuadër për t'u pasur frikë, të paktën nga skuadra e tij, e cila, deri më tani, ka bërë një kampionat shumë të mirë që pakkush e mendonte në fillim të sezonit. Në një prononcim për "Panorama Sport", Qarri ka thënë: "Nuk kemi frikë nga

Kukësi. Do të shkojmë atje me synimin e vetëm për të marrë pikë dhe jam i bindur se nuk do të dalim nga fusha pa pikë, por pse jo do të tentojmë edhe më shumë fitoren. Ndaj Kukësit kemi humbur një ndeshje dhe ata na kanë marrë një barazim me ' hile' në

shtëpinë tonë në fazën e dytë, ndaj kjo është e treta e vërteta", ka thënë presidenti i kryeqyteta­sve, që kur e pyet përse e quan rezultate me hile, shprehet: "Ashtu siç shkoi loja meritonim ne fitoren dhe këtë e panë të gjithë. Por, ajo ka kaluar dhe tani jemi

të përqendrua­r te ndeshja që do të luajmë këtë javë", ka vazhduar Qarri.

KARIKIMI - Trajneri Ndreu ka vazhduar përgatitje­t me skuadrën e tij për këtë ndeshje dhe forma e lojtarëve paraqitet e mirë. Qarri thekson se ekipi po qëndronte afër për të motivuar sa më shumë lojtarët dhe për t'i plotësuar çdo gjë që kanë nevojë. "Lojtarët janë në formë shumë të mirë dhe gati për këtë ndeshje. Nesër (sot) do të marrin edhe rrogat dhe gjithçka është në rrugë të mbarë. Po i qëndrojmë afër skuadrës, për

çdo nevojë dhe jam i kënaqur nga përgatitje­t", ka vazhduar presidenti.

SHPËRBLIMI - Në një transfertë të vështirë si Kukësi, ku edhe humbja nuk mund të përjetohet si dramë, për lojtarët mund të ketë edhe ndonjë motivim shtesë me premio. Por, Qarri nuk preferon që të vendosë një shpërblim paraprak. "Lojtarëve u ishte premtuar shpërblim në rast se do të arrinin të fitonin në ndeshjen ndaj Partizanit, por nuk e morën dot. Edhe pse në atë takim meritonim një barazim, futbolli është i tillë. Kështu që për ndeshjen ndaj Kukësit nuk do të vendosim premio paraprake. Por, nëse skuadra arrin të fitojë, ose të arrijë rezultatin pozitiv, natyrisht që mund të ketë edhe shpërblim shtesë", ka përfunduar deklaratën Qarri. Armand Halili

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania