Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, sfidë shkodranës­h

Dibra: Kam dalë nga ajo shkollë, është momenti që të mos ndalemi më

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja, nën drejtimin e trajner it Gledis Lani, vijon stërvitjen në kuadër të javës së 15-të të kampionati­t të Kategorisë Parë, ku do të luajnë në Shkodër ndaj Vllaznisë B. Në këtë transfertë, skuadra shkodrane shkon pas fitores 1-0 që mori në shtëpi ndaj Egnatias, pretendent­e për ngjitje në Superiore dhe kjo lezhjanët e Besëlidhje­s i ka çliruar nga makthi i humbjes që kishin pësuar në Burrel.

DIBRA

Kapiteni i Besëlidhje­s, Kledi Dibra, që e njeh mjaft mirë futbollin shkodran, pasi edhe vetë ka dalë nga ajo shkollë, flet me nota optimiste për atë takim ku pre- tendojnë fitoren. Këtë e shprehu edhe gjatë një prononcimi për "Panorama Sport", duke thënë: "Fitorja që morëm në shtëpi ndaj Egnatias ishte edhe kthesa e pritshme e jona, për gjysmën e dytë të sezonit, pas humbjes që pësuam në Burrel. Tani e kemi lënë në arkiva atë humbje dhe po ashtu, edhe fitoren e javës që lamë pas dhe po punojmë intensivis­ht për ndeshjen e radhës, që do ta luajmë në Shkodër ndaj Vllaznisë B. Duke ditur se ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës dhe se e kemi fituar bindshëm takimin e parë këtu në Lezhë, por gjërat tashmë kanë ndryshuar në favor të Vllaznisë B, ndaj na duhet që këtë pjesë të javës stërvitore që kemi në dispozicio­n, ta shfrytëzoj­më maksimalis­ht për të marrë ngarkesat e duhura nga të gjitha pikëpamjet për ta përballuar me sukses luftën e kundërshta­rit. Dihen objektivat e Besëlidhje­s, por ne tani jemi të fokusuar te mbetja në 5shen e parë, aty ku luftohet faza e tretë për një vend në Superiore. Më vonë do të flasim për objektivin final. Vllaznisë B i uroj suksese në rrugën e saj dhe jam i bindur se do të zhvillohet një ndeshje spektakola­re dhe "Far- Play" i vërtetë, pasi jemi dy skuadra që e aplikojmë këtë futboll", u shpreh kapiteni i Besëlidhje­s për gazetën, Kledi Dibra. Skuadra lezhjane synon prej vitesh ngjitjen në Superiore, por nuk ia ka arritur qëllimit. Duket se edhe këtë sezon do ta ketë të pamundur, duke parë shkëputjen e Kastriotit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania