Panorama Sport (Albania)

Hakmarrje për turpërimin, Besa “kërcënon” Egnatian

-

Një ndër defektet kryesore që Besa ka shfaqur deri më sot, ka qenë mungesa e sakrificës, luftës dhe kurajës për të fituar. Verdhezinj­të më shumë kanë besuar te teknika, loja kolektive, sesa lufta e fortë sportive. Mes tyre ka pasur edhe lojtarë, që kanë dhënë maksimumin në fushë, siç është Myslym Ramilli, mbrojtësi i ardhur te Besa që në shtator, por nuk ka gjetur hapësirat që ka merituar. Por, të paktën ndaj Erzenit dhe Burrelit, pavarësish­t humbjeve, ka qenë ndër më luftarakët në fushë. "Nisur nga fakti se duelet mes Egnatia e Besës janë derbi i vërtetë, nuk do të bëja dot një parashikim të saktë. Të gjitha derbet, që nga Tirana-Partizani, Besa-Teuta apo tani Egnatia-Besa, nuk varen nga renditja që njëri apo tjetri ekip ka në klasifikim. Mjafton të shihni humbjen tonë të turpshme në Kavajë 1-5, për ta ilustruar më së miri këtë që po them. Zakonish,t në derbe të tilla përcaktues­e mbetet lufta dhe sakrifica në fushë. Jo më kot derbet janë të "nxehta", pikërisht prej këtij angazhimi dyfish të ekipeve. Duke u kthyer te ndeshja, personalis­ht pres një duel mjaft të fortë. Mos prisni lojë të buku, pasi vendosin episodet në të tilla përballje. Ndaj, gjatë të gjithë javës jemi më se të motivuar për të dhënë maksimumin tonë në fushë. Duhet të sakrifikoj­më nëse duam rezultat pozitiv. Personalis­ht, besoj se me kthimin e Deliallisi­t dhe Onuh, ekipi i ka të gjitha mundësitë të reagojë. I vetmi shqetësim i imi mbetet gjendja e terrenit atë ditë, pasi prej fushës, e pësuam keq edhe ndaj Burrelit", përfundoi prononcimi­n e tij Ramilli. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania