Panorama Sport (Albania)

Arbri: Tomori surprizon, ja si e ndalim Tiranën

“Presioni është te kundërshta­ri, synojmë vendet e para”

- ERIS SYLYKU

Tomori sfidon sot Tiranën në kryeqytet. Me një bilanc negativ me vete, një titull "të vjedhur" sipas beratasve nga ana e skuadrës bardheblu dhe shumë besim për të bërë surprizën. Ekipi i drejtuar nga Gersi Arbri do të ketë sot përballë Tiranën në "Selman Stërmasi". Tomori renditet në vend të 3-të, 12 pikë larg bardhebluv­e, ndërsa shpresat për ngjitjen në Superiore janë shumë të pakta. Në një intervistë për gazetën, tekniku i Tomorit, Arbri analizon sfidën e sotme dhe shpreh besimin për të ndalur bardheblut­ë. "Megjithatë, të dy këto ekipe meritojnë që të jenë në elitë", thotë ndër të tjera trajneri i beratasve në intervistë.

Nesër ( sot) do të luani përballë Tiranës në kryeqytet. Sa shanse ka Tomori që të marrë një rezultat pozitiv?

E dimë që është një takim shumë i fortë dhe e kemi vlerësuar maksimalis­ht. Të gjithë lojtarët kanë marrë udhëzimet e rastit dhe jemi totalisht të përqendrua­r në këtë përballje. Ne do të japim maksimumin në fushë dhe besojmë se do të marrim rezultat pozitiv. E dimë që është e vështirë, por në këtë rast Tirana është nën presion dhe jo ne.

Cilit prej lojtarëve të Tiranës i frikësohen­i më shumë?

Askujt. Lojtarët e skuadrës

bardheblu janë të gjithë cilësorë dhe me eksperienc­ë. Por, në futboll, nuk ka asnjëherë lojtarë të frikshëm. Ne kemi grupin tonë dhe do mundohemi që të mos dalim të humbur nga kjo ndeshje.

Çfarë prisni nga kjo ndeshje, ndërsa nuk keni qenë në stol në ndeshjen e fazës së parë ku Tirana fitoi 2-0 në Kuçovë?

Mendoj se do të jetë një takim shumë i luftuar. Sigurisht, Tirana do të kërkojë fitoren medoemos në këtë ndeshje. Kundërshta­rët do ta nisin në sulm që në fillim, por edhe ne i kemi marrë të gjitha masat. Kam shumë besim se do të marrim rezultat pozitiv. Mendoj se do të bëhet një ndeshje e bukur që do të kënaqë ata që do ta ndjekin në stadium dhe të tjerët që do ta shohin në TV. Por, përtej gjithçkaje, mendoj se të dyja këto ekipe meritojnë që të luajnë në Superiore.

Çfarë synimesh ka Tomori në këtë kampionat, kur duket se ngjitja në Superiore është thuajse e pamundur?

Aktualisht, ne renditemi në vendin e 3- të dhe, gjatë ndeshjeve të fundit, kemi bërë paraqitje të mira. E nisëm vitin 2018 me një fitore bindëse ndaj Turbinës, por u mundëm një javë më parë në Ballsh. Edhe në atë takim u thyhem në minutat e fundit pa meritë. Objektivi primar është që të mbetemi në 5- shen e parë dhe, më pas, në fazën e tretë, të shohim se çfarë mund të bëjmë.

Si e vlerësoni merkaton e janarit?

Nuk kemi bërë shumë ndryshime. Grupi është ruajtur dhe mendoj se kemi lojtarë shumë të mirë në përbërje. Është larguar vetëm sulmuesi Onuh, por e kemi zëvendësua­r me Aldo Mitrajn. Janë lojtarë që e njohin shumë mirë lojën e njëri- tjetrit dhe besoj se do të ecim me ritëm pozitiv deri në fund të këtij kampionati. Drejtuesit e klubit po e mbështesin maksimalis­ht skuadrën dhe me punën e të gjithëve kam bindjen se do të ecim përpara dhe do të pozicionoh­emi në një vend të mirë në fund të kampionati­t. U bëj thirrje tifozëve që të na mbështesin, pasi nuk do të zhgënjehen për asnjë moment nga kjo skuadër. Tomori shumë shpejt do të rikthehet në elitë, aty ku ka edhe vendin.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e
fazës së parë, Tomori-Tirana (0-2)
Çast nga ndeshja e fazës së parë, Tomori-Tirana (0-2)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania