Panorama Sport (Albania)

Debutim me gol te kazakët, Llullaku irmos tek Entela

Sulmuesi udhëtoi dje drejt talisë, bashkohet me lijin në Serinë B

- OLSI TUJANI

Nga Kazakistan­i, në Serinë B. Sulmue si i Kombëtares shqiptare përjetoi një situatë të çuditshme në merkaton e transferim­eve, që pas përfundimi­t të aventurës me Tobol dhe Astanën. Mirëpo, periudha e zhvillimit të fazës përgatitor­e e gjeti shqiptarin pa ekip dhe ai u stërvit me dy skuadra të ndryshme. Në fillim, me Gaz Metan Medias për të ruajtur formën dhe së fundmi me Ordabasin, sërish ekip kazak.

GOL NË DEBUTIM

Në ndeshjen e tij të parë me Ordabasin, sulmuesi i Kombëtares shënoi gol. Debutimi pozitiv i Llullakut me ekipin kazak, në miqësoren kundër Slovackos, nuk mjaftoi që shqiptari t'i vijonte ditët e përgatitje­s me këtë skuadër dhe të bëhej pjesë e saj. Nga sa është bërë me dije në mediat kazake, disa detaje të marrëveshj­es mes tij dhe skuadrës së Ordabasit nuk janë përputhur për të nënshkruar një kontratë për sezonin në vijim. Futbollist­i kuqezi, disa ditë më parë, deklaroi në mediat rumune se Kazakistan­i ishte zgjedhje e keqe, e bërë në karrierën e tij, pasi nuk përshtatej. Dhe, pikërisht afrimi me Ordabasin ishte edhe çudia e parë për sulmuesin, kur nisi fazën përgatitor­e. Ekip, me të cilin as debutimi me gol nuk mjaftoi për drejtuesit e klubit që ta bindnin shqiptarin dhe të plotësonin kërkesat e tij për të nënshkruar kontratë, duke qenë se vlera e transferim­it ishte zero.

ITALIA

Azdren Llullaku është një

futbollist i lirë. Dhe si i tillë, ndonëse në shumë kampionate europiane është mbyllur merkatoja e transferim­eve, sulmuesi kuqezi ka shansin që të nënshkruaj­ë. I tillë rast ndodhi edhe me Alijin pak kohë më parë dhe si për koincidenc­ë, është skuadra e mbrojtësit të majtë, ajo e cila do të jetë streha e re e Llullakut në vazhdim. Për futbollist­in kuqezi, Italia ka qenë një ëndërr dhe mundësi

në të shkuarën, ndërkohë që me nivelin e arritur në këtë fazë të karrierës së tij, do të tentojë që të lërë gjurmë në Serinë B italiane, duke firmosur me Virtus Entelën. Me këtë skuadër u bashkua edhe mbrojtësi Naser Alijio dhe objektivi i saj është që të sigurojë mbijetesën në Serinë B italiane dhe diferenca me skuadrën e Çezenës, që është e fundit e shpëtuar për momentin, është vetëm tre pikë.

 ??  ?? Urimi i Bashkim Finos për Armand Dukën si presidenti i sapozgjedh­ur i FSHF-së
Urimi i Bashkim Finos për Armand Dukën si presidenti i sapozgjedh­ur i FSHF-së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania