Panorama Sport (Albania)

Kutinjo çon Barcelonën në finale

Braziliani gjen golin e parë me kuqeblutë, Rakitiç vulosi shifrat finale në 2- 0

-

Finalja e Kupës së Mbretit, e projektuar për t'u luajtur më 21 prill 2018, do të jetë Barcelona-Sevija. Pas kualifikim­it, të mërkurën në mbrëmje të skuadrës së Vinçenco Monteles (kaluan Leganesin), dje katalanasi­t kanë fituar aktin e dytë të gjysmëfina­les, kundër Valencias, me rezultatin 2-0 në transfertë dhe duke vendosur shifrat e përgjithsh­me në 3-0 (Mesi me shokë fituan 1-0, në ndeshjen e vajtjes, në "Kamp Nou"). Skuadra e Ernesto Valverdes u tregua shumë e qetë dhe e zgjuar, pasi, nëse në pjesën e parë tentoi t'ia linte lojën Valencias për ta kontrollua­r dhe për ta goditur në kundërsulm, lodhi kundërshta­rin dhe me dy aksione personale të nisur nga Luis Suarez arriti që të hidhte në tapet bardhezinj­të, me gola të Kutinjos dhe Rakitiçit. Kaq mjaftoi për Barçën, për të siguruar finalen e pestë radhazi.

Ndeshja - Trajneri Valverde ndryshon vetëm portierin (Sillesen në vend të Ter Shtegen) dhe ndaj Valencias u beson më të mirëve në fushë dhe bën mjaft mirë, sepse të zotët e shtëpisë, duke parë se e kishin humbur duelin e parë, 1-0, hidhen menjëherë në sulm, por rastet e pastra që ndërtuan Gaja dhe Rodrigo nuk shërbyen për të shtuar presionin dhe frikën te Barcelona. Por, nëse nuk tregohesh i saktë dhe cinik, për katalanasi­t është e lehtë që të të godasin. Pjesa e parë, falë gabimeve të Valencias, u mbyll me porta të paprekura, por në të dytën, Valverde nuk vonon dhe hedh menjëherë në fushë Kutinjon. Zgjedhja e tij është e goditur, sepse "mister 160 milionë euro" ka nevojë për më pak se 4 minuta për të zhbllokuar sfidën, për të shënuar golin e

parë me bluzën e re, por mbi të gjitha hipotekon finalen. Luis Suarez frymëzon aksionin, sepse në të majtë, me një driblim merr të gjithë mbrojtjen me vete dhe pason për në qendër, ku Kutinjo, në rrëshqitje e sipër dërgon në rrjetë. Valencia dorëzohet, Barcelona administro­n

dhe pret minutën e 82-të për të goditur sërish: edhe njëherë tjetër është Luis Suarez që rikuperon top, i reziston markimit të mbrojtësit dhe pason në qendër për Rakitiç që nuk fal. Barcelona përshëndet Valencian me festë dhe sheh drejt finales së 21 prillit...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania