Panorama Sport (Albania)

Salah: Jam në kulmin tim, dua të mposht Kejnin

"Nuk jam arrogant, por e dija që do të shkëlqeja menjëherë"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Lojtari më i mirë i Liv erpulit këtë sezon, Mohamed Salah, nuk është i surprizuar prej formës që po kalon përpara porte. Sulmuesi egjiptian ka shënuar 28 gola me "reds"-at në këtë sezon të parë në "Anfield" në të gjitha kompeticio­net, pasi la Romën verën e shkuar. Salah theu edhe rekordin e lojtarit që i shënon 20 gola në Premier Ligë për të kuqtë më herët në histori. "Nuk dua të tingëlloj arrogant, por sigurisht që prisja të shënoja shumë gola", tha 25-vjeçari për revistën "FourFourTw­o". "Isha i qetë në Romë. Kalova dy sezone atje dhe isha i lumtur. Nuk luajta për Çelsin kur isha këtu tri vite më parë. U riktheva për të treguar futbollin tim dhe mendoj se po ia dal", nënvizoi Mo Mo. "Që kur kam qenë fëmijë, kam qenë tifoz i Liverpulit. E kam ëndërruar që të luaj për ta një ditë. E njoh historinë dhe duhet të fitojmë diçka për veten, tifozët dhe klubin. Ky do të jetë gjithnjë objektivi ynë". Por në një intervistë për spanjollen "Marca", ai shton se ky është momenti më i mirë i karrierës së tij dhe ai dëshiron të mundë Kejnin në garën për "Këpucën e Artë".

Mendoni se ky është momenti më i mirë i karrierës suaj?

Po, mendoj se është deri tani. Ju jeni mëngjarash. A ndiheni komod që luani në krah të djathtë?

Po, por unë luaj edhe si 10 dhe sulmues. Por preferoj më shumë krahun e djathtë.

Përveç Liverpulit, a ju kërkoi ndonjë skuadër tjetër?

Po, por sinqerisht nuk dua të përmend emra.

Mendoni se mund të bëheni golashënue­si i Premier Ligës këtë sezon? Po luftoni me Herri Kejnin...

Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe dy sezonet e fundit ka

fituar "Këpucën e Artë". Kejn luan si 9 dhe ka më shumë shanse për të shënuar se unë. Pa dyshim që dua ta fitoj këtë garë, por të shohim çdo të ndodhë.

Mendoni se një ditë mund të fitoni "Topin e Artë"?

Në futboll nuk i dihet kurrë.

Besoni se Liverpuli mund të fitojë Ligën e Kampioneve?

Sapo e thashë që në futboll mund të ndodhë gjithçka. Do të luftojmë për të fituar çdo ndeshje dhe po, e besoj.

Si ishte fëmijëria juaj në vendlindje­n tuaj, Nagrig? Ishit

një nxënës i mirë?

Isha një fëmijë normal, gjithë ditën rrugëve. Atje mësova të dashuroj futbollin. Luaja në rrugë me shokët. Jo, nuk isha një nxënës i mirë (qesh). Kthehem me shumë mall në vendlindje­n time. Kam njerëzit e mi atje dhe nuk do ta harroj

kurrë se nga kam ardhur.

Do t'ju pëlqente të luanit në Spanjë?

Aktualisht jam në Angli dhe dua të përqendroh­em vetëm te skuadra e Liverpulit dhe bëj një sezon të suksesshëm.

Trajneri juaj Hektor Kuper ka thënë së fundmi se Reali është i interesuar për ju dhe se presidenti ka thënë se Reali do të bëjë një ofertë. Përse e tha një gjë të tillë?

Nuk kam shumë për të thënë në lidhje me këtë. Nëse duhet të them diçka, atëherë ajo është që jam i lumtur te Liverpuli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania