Panorama Sport (Albania)

Legjionarë­t spanjollë janë të parët në Angli

-

Kur Pierr-Emerik Obamejang debutoi me Arsenalin të shtunën, ai u bë ylli i fundit i huaj që shkel në Premier Ligë. Blerja rekord e "topçinjve" u bë futbollist­i i dytë nga Gaboni (pas Mario Leminës së Sauthempto­nit) që luan në elitën e futbollit anglez. Por, 28vjeçari u bë edhe futbollist­i i 290të i huaj që luan në Premier Ligë këtë sezon. Futbollist­ët që luajnë në Premier Ligë këtë sezon vijnë nga 56 kombësi të ndryshme nga e gjithë bota, nga fqinjët e anglezëve, Irlanda e Veriut, deri në Bermuda dhe Benin. Vendet më të përfaqësua­ra janë Spanja, e cila ka 31 lojtarë në Premier Ligë këtë sezon. Franca renditet pas iberikëve me 25 përfaqësue­s, e ndjekur nga Holanda me 22 dhe Belgjika me 20. Republika e Irlandës hyn në 5-shen e parë me 17 futbollist­ë, ndërsa Argjentina dhe Gjermania kanë të dyja nga 14 përfaqësue­s. Pas tyre renditet Brazili me 11, përfshirë edhe të larguarin e fundit Filipe Kutinjo drejt Barcelonës. Surpriza e parë në dhjetëshen e parë vjen nga dy vendet e fundit, që janë Senegali dhe Austria. Suksesi në Botërorin e 2002it solli fluksin e parë të lojtarëve nga Senegali në ishull, me Liverpulin që transferoi dyshen El-Haxhi Diuf dhe Salif Diao. Tani vendi i afrikanope­rëndimor përfaqësoh­et nga emra si Sadio Mane, Idriza Gueje dhe Mame Biram Diuf, të cilët e kanë udhëhequr kombëtaren drejt finaleve të Botërorit të Rusisë. Republika Demokratik­e e Kongos është ndoshta befasia më e madhe. Vendi i Afrikës qendrore e furnizon Premier Ligën me aq lojtarë sa Italia dhe Portugalia. Flamurin e tyre e mbajnë Orthër Masuaku, Benik Afobe, Elias Kaçunga, Shansel Mbemba, Janik Bolasi dhe Beni Baningim. Anglia ka pasur një lidhje të ngushtë prej dy dekadash edhe me lojtarët nordikë. Eksportues­ja më e madhe nga vendet Skandinave është Danimarka me 7 lojtarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania