Panorama Sport (Albania)

Venger: Anglezët janë bërë mjeshtër të simulimit

-

Arsen Venger thotë se futbollist­ët anglezë janë bërë mjeshtërit e simulimit. Komentet e menaxherit të Arsenalit erdhën në konferencë­n për shtyp përpara derbit me Totenhemin ditën e nesërme, ku dyshja e Spërsave, Dele Ali dhe Herri Kejn, u akuzua për simulim në barazimin 2-2 ndaj Liverpulit të dielën. Teksa pranoi se Dele Ali meritoi kartonin e verdhë për simulim, trajneri i tij, Mauricio Poçetino tha më herët gjatë javës se pjesë e futbollit është edhe "mashtrimi" i kundërshta­rit. Por Venger i del në mbrojtje kolegut, duke thënë se deklaratat e tij u nxorën nga konteksti dhe shtoi se anglezët janë shumë herë më simulues se të huajt. "Duhet ta zhdukim simulimin nga kjo lojë. Më kujtohen raste të tmerrshme kur lojtarë të huaj e kanë bërë, por do të thosha se anglezët e kanë mësuar shumë shpejt, madje tani mund të jenë edhe mjeshtër". POÇETINO- "Unë jam i bindur se Mauricio donte që të thoshte me frazën 'mashtrimi i kundërshta­rit' që duhet të jesh inteligjen­t. Deri në ç'pikë ishte kjo një ndjesë për simulimet? Nuk jam aspak i sigurt. Nuk mendoj se do ta bënte. As unë nuk do ta bëja. Unë nuk i inkurajoj lojtarët të simulojnë. Por ndonjëherë ti si trajner do që ata të tregohen inteligjen­të. Ata luajnë pak më shumë me rregullat dhe e bëjnë këtë më shpesh në rastin e penalltive. Çdo sulmues do ta bëjë këtë. Deri në çfarë pike mund të mbërrijnë? Kjo është një pyetje për arbitrat, por unë mendoj se me shpejtësi normale, është shumë e vështirë për të përcaktuar nëse është simulim apo jo", përfundoi trajneri francez.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania