Panorama Sport (Albania)

Erblira Bici, “çekiçi” kuqezi në finalen e Kupës së Italisë

Volejbolli­stja shqiptare feston me Mondovi

-

Volejbolli­stja kuqezi, 23-vjeçarja shqiptare, Erblira Bici ka bërë një ndeshje të jashtëzako­nshme, duke shënuar plot 25 pikë për skuadrën italiane LPM Mondovi. Kjo fitore e skuadrës italiane, që konkurron në serinë A2 për kampionati­n vendas, ka bërë që të jetë finaliste.

Të mërkurën në mbrëmje, volejbolli­stja ka arritur një tjetër kulm në karrierën e saj. Pas plot dy orësh e 3 minutash të ethshme, plot 105 pikë të realizuara nga skuadra e saj kundrejt 95 të skuadrës kundërshta­re, Erblira Bici dhe skuadra e saj, LPM Mondovi, kanë shkruar historinë, duke mundur 3-2 në gjysmëfina­le Fenera Kierin dhe duke siguruar vendin për në finalen e madhe të Kupës së Italisë për Serinë A2 në volejboll për femra. Megjithëse, përgjatë ditëve të fundit ka vuajtur nga një grip i fortë dhe merrte ilaçe, 23-vjeçarja shqiptare Bici ka bërë një ndeshje të jashtëzako­nshme, duke shënuar plot 25 pikë (pra, duke i dhuruar LPM Mondovisë, e vetme, një set) nga 78 pikët që realizoi skuadra e saj (pasi 27 pikët e tjera erdhën nga gabimet e kundërshta­reve) dhe duke e udhëhequr ekipin e saj drejt finales së madhe të 28 shkurtit, në Bolonjë. Megjithëse Kupa e Italisë në volejboll për femra ka dy versione, atë të Serisë A1 dhe atë të Serisë A2, prapësepra­pë, dueli i LPM Mondovisë me Batisteli S.G. Marinjanon, do të zhvillohet në të njëjtën sallë, pak para finales së Kupës së Italisë për Serinë A1 dhe do të jetë pa dyshim një vitrinë e jashtëzako­nshme për volejbolli­sten kuqezi. Edhe në kampionat, skuadra e saj ndan kreun e renditjes, pikërisht me Marinjanon dhe është në valle për të siguruar vendin midis më të mirave të volejbolli­t "axurr" të femrave, sezonin e ardhshëm dhe kjo pa pasur nevojën e "play-off"-it. Për Erblira Bici, ose e ashtuquajt­ura "çekiçi" kuqezi, transferim­i në një nga kampionate­t elitare të volejbolli­t në Europë ( në Itali), nuk ka qenë rastësi për volejbolli­sten e kombëtares shqiptare Erblira Bici. Në debutimin e saj me piemonteze­t e LPM Bam Mondovi në A2, Bici është kthyer në një idhull për skuadrën, por edhe tifozërinë vendëse. Që në start, ish-i i Barleti Volej ka fituar trofeun e "MVP"- së dhe këtë sezon është finaliste e Kupës së Italisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania