Panorama Sport (Albania)

Shqipëria valëvit flamurin në Kore

Flaka olimpike, pas 101 ditësh rrugëtim, nga Athina ka mbërritur në Pjong Çeng

- ABDULLA DUSHKU

Sot çelet sipari i Lojërave Olimpike Dimërore. Sigurisht që kulmi i kësaj dite do të jetë ceremonia e hapjes që do të zhvillohet në stadiumin olimpik "Pyeong Chang", por gjatë kësaj dite do të ketë edhe shumë veprimtari sportive, siç janë: raundi i hapjes të dyfishtë (të përzier), raundet kualifikue­se të garave të meshkujve dhe femrave në ski, ski i lirë dhe fillimi i konkursit të skatingut të figurave të ekipit. Në Korenë e Jugut tashmë janë mbyllur përgatitje­t e fundit për të nisur Lojërat Olimpike Dimërore "Pyeong Chang 2018". Në këto lojëra, Shqipëria do të përfaqësoh­et nga dy atletë, skiatorët alpinë Erjon Tola e Suela Mëhilli, që, pavarësish­t se garat do t'i nisin më datën 15 shkurt, janë të pranishëm për ceremonitë e hapjes që sot. Pritet që ata të parakalojn­ë gjatë ceremonisë së hapjes me në krye Suela Mëhilli, e cila është dhe flamurmbaj­tësja jonë. Po kështu,

do të jetë prezente për herë të parë edhe Kosova, me sportistin e vetëm Albin Tahiri, i cili do të jetë flamurmbaj­tësi i shtetit më të ri. Tre kuqezinjtë do të garojnë gjatë javës së ardhshme në disiplinat ski alpine. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombët­ar (IOC),

Thomas Bahk, ka folur dje për mediat, duke siguruar të gjithë ndjekësit se gjithçka është gati. "Nuk ekziston asnjë problem teknik, gjithçka është gati. Tani na ka mbetur vetëm një gjë për të bërë, të fillojmë Olimpiadën", u shpreh Thomas Bahk. Më tej, numri

1 i Olimpizmit botëror u shpreh i kënaqur që dy Koretë do të parakalojn­ë nën të njëjtin flamur në ceremoninë e hapjes, madje do të kenë një skuadër të përbashkët në sportin e hokejit për femra. "Për mua, ky do të mbetet një moment historik dhe emocionues,

duke qenë se edhe unë në të shkuarën kam garuar me dy shtete të ndryshme, për një vend të ndarë, siç ka qenë Gjermania", tha Bahk, referuar ndarjes së Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimor­e. Në fund, ai ka dhënë edhe një tjetër mesazh për sportin rus dhe skandalin në doping që ka pushtuar këtë vend, gjë që ka sjellë edhe përjashtim­in e Rusisë nga çdo aktivitet ndërkombët­ar dhe olimpik. "Sportistëv­e të akuzuar për doping nuk do t'u lejohet të garojnë në Olimpiadë. Rregullat janë të qarta. Ata që janë

lejuar, janë të pastër dhe do të garojnë si neutralë, duke firmosur një deklaratë dhe pakt me ne, të cilat do t'i monitorojm­ë deri në fund", tha Bakh. Lojërat Olimpike Dimërore organizohe­n që nga viti 1924. Në këto lojëra kryesisht zhvillohen gara të sporteve dimërore (patinazh). Në fillim mbaheshin në të njëjtin vit, ashtu si dhe Lojërat Olimpike Verore, kurse që nga viti 1994 ato mbahen me një ndryshim prej dy vitesh. Nisën më 1924 dhe tashmë zhvillohen Lojërat e 23- ta Olimpike Dimërore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania