Panorama Sport (Albania)

Pica të vjedhura e mimoza, kur protesta është origjinale

-

Kore, vërshëllim­a dhe banderola: janë mënyrat e zakonshme, përmes së cilave tifozëritë u drejtohen skuadrave dhe lojtarëve për të përcjellë pakënaqësi­të apo zemërimin. Megjithatë, ka edhe raste kur ndonjë “gjeni” zbulon protesta origjinale, argëtuese e absolutish­t jashtë normales. Ja disa prej rasteve më skandaloze.

GJUMË PA DARKË - Episodi i fundit ndodhi vetëm disa ditë më parë: tifozët e klubit brazilian Portugesa, që u mposht në shtëpi nga Oeste me rezultatin 0-3, kanë kapur fatorinon, që po u dërgonte picat lojtarëve pas ndeshjes, i kanë paguar e i kanë ngrenë, duke lënë futbollist­ët pa darkë: gojëthatë, si brenda, ashtu edhe jashtë fushe.

HANI KËTË - Në rastin e radhës, gjithashtu, ßitet për të ngrënën, por këtë herë për diçka më pak të ngrënshme. Përkundraz­i. Në dhjetorin e 2015-ës, tifozët e Lacios kontestuan ndaj skuadrës dhe presidenti­t Lotito, duke u paraqitur në qendrën sportive të “Formello”-s me thasë të mbushur me pleh dhe dy banderola: “Lotito: ti ha gjithçka, haje edhe këtë” dhe “Skuadrës: në m... doni të na mbysni, por në Þllim do ju bëjmë ta hani.”

MURI - Sezoni 2012-’13: tifozët e Rapidit të Vjenës, të mësuar me zonat e larta të klasiÞkimi­t austriak, por shumë larg nga kreu, ngritën një mur me tulla përpara selisë së klubit, duke varur edhe parullë: “Unë nuk mundem të hyj”, mesazh i drejtuar mbi të gjitha drejtuesit të përgjithsh­ëm të klubit, Verner Kuhn, të cilit në të vërtetë iu ndalua hyrja në seli.”

SHUMË URIME - Në 2016-ën, tifozët e Katanias vendosën të protestojn­ë në mënyrë paqësore, por megjithatë shumë unike, si shkak i rezultatev­e negative të skuadrës. Protestë që “u shfaq” në qendrën sportive të klubit, ku tifozët e skuadrës jugore, në ditën e Festës së Gruas, u sollën futbollist­ëve një buqetë me mimoza dhe një banderolë ku shkruhej: “Shumë urime zonjusha!”

SHI DOLLARËSH - Jo vetëm klubet, edhe lojtarët, individual­isht, kanë rënë shpesh pre e objekteve të kritikave. Si rasti i Xhixho Donarumës, për shembull, i cili verën e kaluar, si pasojë e vonesës së rinovimit me Milanin, është shënjestru­ar pas “jo”-së së parë për zgjatjen e kontratës: gjatë ndeshjes së Europianit U-21 mes Italisë dhe Danimarkës, mbi portierin u hodhën një “shi” dollarësh falsë dhe pas portës së tij u shfaq një banderolë shumë elokuente: “Dollaruma”.

KU SHËNOHET? - Në 2012- ën, tifozët e Magdeburgu­t, të paduruar nga mungesa e golave të skuadrës gjermane, e paaftë të shënojë në 5 ndeshje radhazi, patën idenë brilante (dhe argëtuese) që t’u tregonin lojtarëve të skuadrës rrugën e golit. Si? Me përdorimin e shumë shigjetave prej kartoni, të ngjyrosura, me të cilat nga shkallët e stadiumit tregonin portën kundërshta­re. Një mënyrë tejet origjinale për të shfaqur pakënaqësi­në në paqe dhe ironi.

FUNERAL – Shumë më pak argëtuese ideja e protestës së ideuar nga tifozët e Modenës, në tetor të vitit të kaluar. Pas humbjes në tavolinë, të sÞdës me Mestren, për arsye se nuk kishte një fushë të disponuesh­me, 400 mbështetës modenezë inskenuan varrimin e skuadrës së tyre të zemrës, duke mbajtur mbi supe një arkivol me ngjyrat e klubit të Modenës.

KARROTA – Nëse në “Formello” lacialët u paraqitën më thasë plot pleh, në bregun tjetër të Tiberit, tifozët e Romës bënë një gjetje disi më të butë, por po aq domethënës­e. Në vitin 2015, tifozët verdhekuq shkuan në qendrën stërvitore të ekipit dhe lanë përpara kangjellav­e arka të mbushura me karota, pranë të cilave shkruhej: “Ju bëfshin mirë, lepuj!”

MINUTA 77 – Vitin e kaluar, Liverpuli njoftoi se biletat do të kushtonin 77 sterlina (rreth 100 euro) për arsye se klubi kishte kryer disa punime rregullues­e mbi impiantin mitik. Pikërisht në ndeshjen e radhës ndaj Sandërlend­it, tifozët vendas protestuan duke braktisur shkallët e “AnÞeld Road”, në minutën e 77-të të sÞdës.

VIZITË SHTËPIE – Lista e protestave të veçanta mbyllet me atë të tifozëve të Interit kundër Mauro Ikardit. Kapiteni kishte shkruar një biograÞ, në një nga kapitujt e së cilës vinte në diskutim edhe tifozët. Si kundërpërg­jigje, ata zikaltër i shkuan poshtë shtëpisë duke i lënë edhe një parullë të gjatë disa metra, ku shkruhej: “Ne jemi këtu. Kur të vijnë shokët nga Argjentina, do të na njoftosh apo të mbushësh të mbathurat, si i pabesë?”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania