Panorama Sport (Albania)

Takaj: Titulli vendoset në tri ndeshjet e radhës

-

Ardjan Takaj nuk e fsheh kënaqësinë e fitores, por qëndron me këmbë në tokë për vazhdimësi­në, pasi e di shumë mirë që skuadra mund të lëshojë rrugës, duke qenë se është 11 pikë para ndjekësve. Në prononcimi­n pas ndeshjes, ai theksoi se tri takimet e radhës do të jenë vendimtare sa i përket titullit në kampionat. "Ishte një ndeshje e fortë mes dy ekipeve kryesuese të kampionati­t dhe normalisht që, të tilla sfida sjellin spektakël në fushë. Kështu ishte edhe ky takim, që u luftua shumë në fushë nga të dy ekipet. Bëmë një paraqitje mjaft të mirë dhe merituam që të fitonim falë këmbëngulj­es së lojtarëve tanë. Një gol në fund është gjithnjë i bukur. Mund të them se bëmë një fitore të madhe, që na jep mundësinë të jemi të shkëputur nga vendi i dytë i renditjes. Megjithatë, asgjë nuk është mbyllur. Janë edhe 17 takime për t'u luajtur në fushë dhe nëse jemi të shpërqendr­uar, shumë shpejt kundërshta­rët i gjejmë fare pranë. Në tri javët e ardhshme ndaj Kamzës, Partizanit dhe Kukësit besoj se do të vendoset shumëçka dhe nëse fitojmë, mund të them se kemi hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion", deklaroi Takaj, për të folur më pas rreth incidentit me vëllain e Osmanit. "Në fund, ajo ngjarje e rëndë na e prishi gëzimin e fitores, por për fat të mirë morëm lajme që na qetësojnë në lidhje me gjendjen e tij shëndetëso­re të Sokolit. Në këtë moment i qëndrojmë pranë familjes Osmani. Për fat të mirë gjithçka është nën kontrollin e mjekëve dhe gjendja duket e stabilizua­r".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania