Panorama Sport (Albania)

Kamza me 3 mungesa, Ndreu: U marrim pikë kampionëve

-

Kamza kreu dje një seancë stërvitore, e cila ka qenë e lehtë dhe pa shumë ngarkesë fizike, në mënyrë që të mos rëndohen lojtarët para sfidës së sotme të Kukësit. Ekipi u nis dje drejt qytetit verilindor, ku do të qëndrojë i grumbullua­r. Ndeshja e sotme për javën e 19-të të Superiores, e cila do të luhet në "Zeqir Ymeri" në ora 14:00, do të thotë shumë për kryeqyteta­sit, pasi të gjithë besojnë se do të ketë surpriza ndaj kampionëve. Te rezultati pozitiv, përveç presidenti­t Qarri, beson shumë edhe trajneri Ndreu.

Ndreu - "Të gjitha ndeshjet që kemi përpara janë të forta, duke futur këtu edhe ekipin e Lushnjës, që është rritur shumë. Është një kampionat që s'ka ekipe të lehta. Neve na del për detyrë të shkojmë në Kukës për pikë, gjithnjë duke u bazuar te ndeshjet e mira që po zhvillojmë si me Laçin apo dhe me Partizanin. Grupi është në gjendje të mirë dhe pikët që na duhen pa diskutim, në mënyrë që ekipi të jetë i garantuar për të mos lënë probleme në fazën e fundit. Jam 100 për qind i bindur se në Kukës do të marrim një rezultat pozitiv, pasi skuadra është me moral të lartë dhe kjo na jep garanci", tha trajneri. Shqetësimi - "Jam i shqetësuar se nuk do të kem në dispozicio­n tri pika të forta siç janë: Zguro që ndodhet aktualisht në Amerikë, Arrabal që është i pezulluar për kartonët dhe Raçiç që ka disa probleme shëndetëso­re me shpinën. Dy mungesat e para na prishin planet. Pjesa tjetër e ekipit është në gjendje optimale dhe kam besimin për një debutim, për kosovarin Malaj. Është një grup i ri që do të zëvendësoj­ë më së miri këto mungesa. Këta lojtarë janë nga ata që japin shpirtin në fushë dhe kam besim të patundur se nuk do të dorëzohen. Ndoshta edhe fati mund të jetë me ne". Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania