Panorama Sport (Albania)

Partizani del blof, Kukësi akuzon: Kamza bleu Jorgjin

Kampionët thyhen në shtëpi dhe shpallin “non grata” arbitrin. Replikon presidenti Qarri: Turp i madh! I mundëm në fushë dhe hedhin baltë...

- ILIR CARA

Partizani del blof edhe në startin e fazës së tretë, pasi dje të kuqtë shpërdorua­n mundësinë që renditeshi­n në vendin e tretë për herë të parë në këtë sezon. Duke ditur humbjen e Kukësit, të kuqtë barazuan 0-0 në shtëpi ndaj Laçit, i cili i kishte mundur "demat" në dy duelet e para. Partizani, jo që nuk u ngjit i treti, por u parakalua edhe nga Kamza, duke zbritur në vendin e gjashtë me 28 pikë. Fusha e rënduar nuk mund të quhet justifikim për barazimin 0-0, pasi terreni ishte i njëjtë për të dy ekipet. Partizani i djeshëm prodhoi volum loje, por pa ide të qarta dhe me lojtarë, që nuk kanë nuhatjen e duhur për të finalizuar edhe kur janë vetëm për vetëm me portierin kundërshta­r. Partizani i djeshëm tregoi se ka shumë probleme, kryesisht në fazën e ndërtimit të aksioneve, pasi shpeshherë shikohej një distancë "e frikshme" mes reparteve. Sulmi mbetet apatik, pasi nuk ka instinktin "vrasës" të aksionit, pasi rastet nuk munguan. Ndërrimet e djeshme më shumë e çekuilibru­an skuadrën, pasi lojtarët ndërruan shpesh rolet, madje edhe në pozicione jonatyrale. Me barazimin në shtëpi ndaj Laçit, fitorja me Kamzën dhe loja e bukur mbeten thjesht një imazh.

PJESA E PARË- Partizani hyri në fushë thuajse me të njëjtin formacion që triumfoi ndaj Kamzës, ku ndryshimi i vetëm ishte Gojkoviç në vend të Atandës. Laçi ishte me grup të plotë dhe që në fillim u duk qartë se synim kryesor kishte që të mos pësonin. Të kuqtë u munduan ta nisin aty ku e lanë me Kamzën, por "demave" u mungoi vizioni i atij triumfi. Takimi nis me ritëm dhe që në fillim të dy ekipet krijojnë rastet e para. Të kuqtë e bazojnë rrezikshmë­rinë te goditjet standarde, duke besuar te shtatlartë­sia e Belicës dhe Gojkoviçit, të cilët në përgjithës­i bënë një punë të mirë. Partizani ka një dominim të lehtë në mesfushë dhe në minutën e 29-të shënojnë me anë të Prognit pas "predhës" së Telushit, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Më pas, laçianët kanë një rast me Rexhinaldo­n, por edhe ky gabon në finalizim. Disa minuta më vonë, edhe Qaqi nuk gjen shënjestrë­n e duhur me kokë. Në minutën e 39-të, Lukas shërben bukur për Asanin, por

gjyqtari ndërpret aksion për pozicion jashtë loje.

PJESA E DYTË- Të dy ekipet hyjnë në fushë me nga një zëvendësim. Te Partizani, Lukas i lë vendin Kotobellit, ndërsa Kallaku hyn në vend të Kejvi Bardhit. Braziliani i të kuqve u tha se ishte me grip

dhe dalja e tij jashtë fushe solli një rreshtim të ri në fushë. Trashi kalon mesfushor i majtë, por deri në fund të ndeshjes e ka ndryshuar disa herë pozicionin. 10 minutat e para janë të qeta dhe ritmi është disi i ulët. Gjuajtja e Jurgen Bardhit në të 56-ën, e pritur

nga Selmani, zgjoi ekipet. Pas këtij rasti, Ibrahimi del nga fusha dhe në vend të tij hyn Ramadani. Me këtë zëvendësim, Progni pozicionoh­et mbrojtës i djathtë, Ramadani mesfushor i majtë dhe Trashi kalon në qendër. Në kuadrin e tri minutave, të kuqtë kanë disa mundësi, por Bardhi në minutën e 59-të, i vetëm me kapitenin e Laçit, nuk di të shënojë. Meritë në këtë rast ka

"gardiani" kurbinas, që mban të paprekur rrjetën e portës. Me Ramadanin në fushë, ekipi bëhet edhe më i zbehtë në lojë, pasi 26-vjeçari tregoi një nivel të ulët. Në minutën e 69-të Rexhinaldo humbet një mundësi të pastër për të kaluar Laçin në avantazh, por Hoxha i thotë "jo". Çorientimi i Partizanit u shtua pas hyrjes së Kulum në fushë, të cilin, ndonëse është mesfushor shkatërrue­s, stafi e

pozicionoi si pykë. Nëse deri para hyrjes së dymetroshi­t serb, ekipi luante me topa të lartë, por skuadra ndryshon kursin me topa të ulët, duke gabuar sërish, pasi nuk e shfrytëzua­n fizikun e Kulum. Trajneri Mezani bëri edhe dy zëvendësim­e të tjera, ku në të 77-ën minutë Eskerda i lë vendin Shtubinës, kurse në shtesë Nika zëvendësoh­et nga Lulaj. Gjithçka mbyllet në barazim 0-0.

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Foto: F. Hazizllari Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania