Panorama Sport (Albania)

Milani i falet Kutrones, Hysaj trondit Strakoshën

Gatuzo përgatit i qetë Ludogorets­in, 12 pikë në pesë takimet e fundit për “Djallin”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Milani kalon lehtë sisht Spalin duke fituar në transfertë 4-0, në një ndeshje kyçe për klasifikim­in ku kuqezinjtë, të paktën për 24 orë, do të shijojnë vendin e gjashtë. Tri pikë të detyrueshm­e për djemtë e Gatuzos që duhet të jepnin një sinjal vazhdimësi­e pas barazimit ndaj Udinezes, por edhe për të nisur në mënyrën më të mirë një tur force që do t'i shohë protagonis­të të 11 ndeshjeve në 36 ditë. Kutrone me një dygolësh, Bilja dhe Borini ishin "xhelatët" e Spalit, në një pasdite ku Gatuzo mori përgjigjet e kërkuara nga ekipi i tij.

Rrufeja "Patrik" - Pa Kaliniç, nën kujdesin e mjekëve, formacioni titullar sheh Patrik Kutronen në sulm, ndërsa Spali i beson formacioni­t dhe emrave të zakonshëm me pozicionin e trajnerit gjithnjë e më shumë në diskutim. Nuk ka as kohë për ekipet që të studiohen sepse sulmuesi i Milanit tregon premisat e një pasditeje të zezë për vendësit. Suso kroson në zonë, Romanjoli zhytet me kokë, por Meret reagon bukur. Grushtimin e portierit e shfrytëzon Kutrone që shtyn në rrjetë topin. Spali mundohet të reagojë, sidomos në korsinë e djathtë, ku Laxari bën çfarë të dojë me Rodrigezin, i cili duket i përhumbur në modulin kuqezi. Antenuçi duhet të udhëheqë sulmin, por Bonuçi dhe Romanjoli e anulojnë për 90 minuta, me Salamon që, në dy raste nga goditje këndi, kërcënon portën e Donarumës. Portieri i Milanit kalon një pasdite pa shumë punë dhe në të vetmin rrezik ndihmohet nga shtylla, e cila ndal tentativën e Vivianit nga një goditje dënimi buzë zonës së rreptësisë. Në një 45-minutësh të parë pa shumë probleme, i vetmi lajm i keq është kartoni i verdhë i Kesit që do t'i kushtojë afrikanit ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Sampdorias.

Kutrone 2 - Për të provuar reagimin, Sempliçi provon të hedhë në fushë Paloskin, një nga "ish"- ët e sfidës së bashku me Salamon dhe Borielon (nuk luajti për shkak dëmtimi). Tentativa e parë vjen nga këmbët e Antenuçit, ndërkohë që diferencën e bën një tjetër produkt i fidanishte­ve të "Djallit", me Patrik Kutronen që gjen golin e katërt në Serinë A dhe dopietën e parë me fanellën kuqezi. Përsëri Suso përhap panik në zonë dhe godet me Meret që nuk kontrollon si duhet dhe Kutronen që përfiton "alla" Inzagi duke shënuar me portën e boshatisur. Dita e mirë e Biljas kon-

firmohet kur argjentina­si, pasi vjedh një top përpara zonës së Spalit, godet në cepin e djathtë të portës së mbrojtur nga Meret. Entuziazmi dhe lirshmëria në lojë i jep mundësi edhe Borinit të futur në lojë në minutën e 84-t që të gjejë golin e "pokerit"

kuqezi, i asistuar nga një tjetër zëvendësue­s si Montolivo. Me dy minuta shtesë mbyllet takimi që, përveç tri pikëve, i dhuron Gatuzos qetësinë për ta përgatitur si duhet sfidën në transfertë në Ligën e Europës ndaj Ludogorets­it.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania